Lohan: Zgjedhjet duhet te behen sipas standardeve evropiane, kujdes Kodin
Zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ky eshte paralajmerimi qe vjen nga Komisioni i Evropes per partite politike, qe te mos cojne dem dhe keto zgjedhje. Ambasadori i KE-se per vendin tone, Helmut Lohan tha se partite politike duhet te bejne perpjekje te medha per te arritur rezultate, e te kene kujdes me Kodin e ri Zgjedhor. Dyshues ne rezultatet, Lohan tha se Komisioni i Posacem per Reformen Zgjedhore duhet t'i kushtoje nje vemendje te vecante, neneve qe ende nuk ka miratuar per procesin e ankimimit te rezultatit te zgjedhjeve. "Politikanet jane ne dijeni te rreziqeve. Nese do te kishte kontestime, atehere do te ishte mire te beheshin ndryshime te Kushtetutes. Duhet te debatohet dhe pergatitet ne menyre te vecante kjo pjese dhe te merren parasysh pikepamjet politike dhe ekspertizat", theksoi Lohan. Sipas tij, eshte e rendesishme qe keto zgjedhje te pergatiten mire dhe te shmangen kontestimet. "Zgjedhjet duhet te behen sipas standardeve evropiane. Komisioni do te kerkoje nga Kodi elektoral transparence dhe gjithe perfshirje", beri te qarte ambasadori i KE-se, Lohan. Sipas tij, pergatitja si dhe organizimi i kodeve lokale duhet te behet brenda Parlamentit, jo jashte tij. "Nuk mund te them nese funksionon apo jo mire. Por me duhet te theksoj, se duhet te behen perpjekje te medha deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare", vijoi Lohan. Mesazhi i tij u be ne te njejten dite, kur disa parti te vogla politike kritikojne ashper politikat qe po ndjekin PD-PS per reformen zgjedhore si dhe premtojne protesta e greve urie.
Mesazhi
Komisioni Evropian i kerkon politikes shqiptare qe zgjedhjet e ardhshme t'i realizoje te lira dhe te ndershme dhe ne menyre te vecante pa kontestime, qe do te demtonin procesin. Ndryshe do te kishte probleme me integrimin.
"Vizat, liberalizimi pas plotesimit te kushteve"
Shqiperia ka bere progres ne procesin e liberalizimit te vizave. Keshtu vleresohet ne Raportin e Progresit te Komisionit Evropian. Por problemet ne menaxhimin dhe kontrollin e kufijve, vazhdojne te jene. Ne raport permenden si arritje pozitive, ecuria ne berjen e pasaportave dixhitale, regjistrit te shtetasve si dhe bisedimeve per procesin e liberalizimit te vizave. "Ka progres ne menaxhimin e vizave. Kompjuterizimi i regjistrit te shtetasve e sistemit te adresave po perfundojne, ndonese ende nuk ka nje liberalizim te vizave", thuhet ne raport, ku permendet se momentalisht dhenia e vizave nuk eshte aq e lehte. "Perparimi i arritur gjate viteve te meparshme ne fusha si doganat, konkurrenca, levizja e lire e mallrave dhe politika audio vizuale, eshte ruajtur", theksohet ne raport. Por shqetesues mbetet fakti i emigranteve te paligjshem, ne menyre te vecante ne Greqi. Ndaj kerkohen politika me te qarta ne menaxhimin e ruajtjen e kufijve, per te luftuar me shume trafiqet.