E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Bode, ministri i piramidave

Qëndrimet e ministrit të Financave për situatën ekonomike kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të Partisë Socialiste, duke i cilësuar si jorealiste. "Problemi i madh që qeveritarët e sotëm kanë me Shqipërinë, është bindja e tyre fyese, se shqiptarët duhet të jenë të lumtur, ndërkohë që varfëria e papunësia po i sfilit çdo ditë, çmimet po u rriten përditë, fuqia blerëse po u bie çdo ditë. Ministri i piramidave në 1996, nuk mund të bëjë pas 13 vjetësh po atë paradë suksesi, që përfundoi si s‘ka më keq dhe ky popull nuk mund ta paguajë dy herë paradën qeveritare të përqindjeve, që nuk kanë lidhje me realitetin", tha zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›