E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli: Nuk do te heshtim per tragjedite

Zedhenesja e kryesise se PS, Mimi Kodheli ka reaguar ndaj deklarates se kryeministrit Berisha se opozita po perpiqet te perfitoje nga vdekjet e tragjedise se Butrintit, duke deklaruar per gazetaret se opozita nuk mund te heshte per gjithcka ndodh ne Shqiperi.

Sipas Kodhelit, opozita do te flase pavaresisht se kryeministri Berisha kerkon qe ajo te mbylle gojen.

“Ne do te flasim per vdekjet qe ndodhin, per pasigurine qe eshte ne vend dhe per korrpusionin qe solli te vdekurit e Gerdecit dhe te mbyturit e Butrintit”, ka pohuar Kodheli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›