“Butrinti”, qeveria Berisha reagon për akuzat e Ramës
Pas akuzave të kryesocialistit Edi Rama së tragjedia e Butrintit dëshmoi një tjetër korrupsion të qeverisë, sot ka reaguar kryeministri Berisha duke akuzuar Ramën se përfiton nga vdekja.
TIRANË - Qeveria ka reaguar ashpër pas deklaratave të kreut të opozitës Edi Rama një ditë më parë i cili tha se Tragjedia e Butrintit dëshmoi një brimë të zezë korrupsioni me në krye të tij kryeministrin Berisha. Zëdhënësja e qeverisë Juela Meçani akuzoi opozitën për përfitime politike nga 4 viktimat. Meçani tha se qeveria ka ndjekur hap pas hapi të gjitha zhvillimet dhe është interesuar menjëherë për ndihmën mjekësore të të mbijetuarve si dhe ka kërkuar nga autoritetet respektive që t’u gjenden pranë familjarëve të njerëzve të mbytur për të lehtësuar dhimbjen e tyre të madhe.
“Reagimi i zotit Rama dhe i eksponentëve të tjerë të Partisë Socialiste lidhur me këtë ngjarje është në linjën e tyre të akuzave boshe dhe të përpjekjeve për të nxjerrë përfitime politike nga vdekja. Kjo është në moralin dhe të drejtën e tyre, pro ajo që është e papranueshme janë thirrjet e tyre për lejimin e skafeve njëlloj si të jenë zëdhënësit e skafistëve dhe jo si përfaqësues të forcës kryesore opozitare në vend”, tha Meçani në reagimin e qeverisë.
Në përfundim të deklaratës në emër të qeverisë, zëdhënësja e kryeminstrisë tha se “qeveria shqiptare angazhohet për një kontroll gjithnjë e më të mirë të kufirit dhe për plotësimin e të gjithë kritereve dhe standardeve që do të japin mundësinë e liberalizimit të vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në Bashkimin Europian”.
Mbrëmjen e të dielës rreth orës 20:00 dy varka prej druri, me më shumë se 24 klandestinë u nisën nga liqeni i Butrintit drejt Greqisë. Ky udhëtim i paligjshëm u ndërpre për shkak të tragjedisë së përmbytjes së varkës, ku për pasojë mbetën të vdekur katër persona mes të cilëve edhe një vajzë 3 muajshe, ndërsa është shpallur në kërkim një 17 vjeçar i zhdukur.
Për këtë ngjarje kryesocialisti Edi Rama ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Berisha si përgjegjësin kryesor. Madje Rama tha se kjo tragjedi dëshmoi një tjetër njollë korrupsioni të qeverisë.
(a.s/Balkanweb)