LSI: Tragjedia e Butrintit nga varfëria e shqiptarëve
Nënkryetari i LSI Dritan Prifti ka akuzuar qeverinë se nuk po bën asgjë për të luftuar varfërinë e shqiptarëve e cila solli dhe tragjedinë e Butrintit. Për këtë LSI kërkon largimin e Berishës.
TIRANË - Nënkryetari i LSI, Dritan Prifti ka reaguar sot mbi largimin në mënyrë klandestine të shqiptarëve nga Shqipëria. Në një deklaratë të bërë sot, Prifti tha se kjo tragjedi vjen nga farfuria ekstreme e cila ka pllakosur shqiptarët të cilët zgjedhin të largohen nga Shqipëria për të fituar bukën e gojës, për vete e për fëmijët. “Nuk ka asnjë shpjegim tjetër që një nënë me një foshnjë 3 muajshe, apo të rinjtë shqiptarë marrin rrugët e rrezikshme të emigrimit klandestin për t’u larguar nga Shqipëria dhe duke marrë përsipër rrezikun e vdekjes”, tha Prifti.
Më tej ai theksoi se qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha nuk po merr masa për te evituar efektet negative të kësaj krize mbi shqiptarët.
“Lëvizja Socialiste për Integrim është e shqetësuar për mënyrën se si është përdorur buxheti 2007. Mosrealizime dhe korrupsion është kryefjala e këtij buxheti. Ne jemi te shqetësuar se ne ketë mënyre po punohet dhe ne 2008, dhe kështu do veprohet ne 2009 kur jemi ne një vit zgjedhor. Qeveria është totalisht e paafte dhe e pafuqishme të përballoj sfidat qe ka Shqipëria për integrimin ne BE. Qeveria është e paafte te përballoj sfidën financiare që po troket dhe në Shqipëri si pasoje e kizës financiare ndërkombëtare. Qeveria nuk po merr masa për te evituar efektet negative të kësaj krize mbi shqiptaret dhe për pasoje ne mendojmë se kësaj qeveria i ka ikur koha, i ka dale boja nga premtimet e pambajtura dhe mashtrimet, dhe duhet të dorëhiqet”, tha nënkryetari i LSI.
(a.s/Balkanweb)