Presidencialet, WP: Shqiptaret pro McCain

Keshtu thuhet ne nje shkrim te gazetes prestigjoze amerikane “Washington Post”, sipas se ciles shqiptaret i shikojne kandidatet tek mbeshtetja qe kane dhene ata per pavaresine e Kosoves dhe per anetaresimin e Shqiperise ne NATO.
Megjithate, shton gazeta, edhe kandidati demokrat Barack Obama gezon nje autoritet dhe perkrahje mes komunitetit shqiptar. “Obama mbeshtetet nga shqiptaret fale angazhimit te administrates se kaluar demokrate dhe ne vecanti te presidentit Bill Clinton, i cili vendosi nderhyrjen per te ndaluar spastrimin etnik serb ne Kosove”, shkruan gazeta.
Por, “WP” e ve theksin tek deklarata e McCain ne debatin e pare presidencial, ku permendi Kosoven duke theksuar se eshte ndjere krenar qe ka qene mbeshtetes i sulmeve te Aleances kunder gjenocidit serb ne Kosove.