E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: PS do ti japë fund analfabetizmit tek vajzat

Autori i Lajmit: red.
Kandidatja për deputete në Qarkun e Korçës, Mimi Kodheli, ka takuar gra e vajza të Maliqit, për të thënë para tyre se situata e analfabetizmit është tejet kritike, pasi qeveria e Sali Berishës, nuk ka pasur politika sociale në këtë drejtim për femrën shqiptare. Kodheli u ka kërkuar grave e vajzave të Maliqit, të votojnë Partinë Socialiste, për të ndryshuar jetët e tyre. “Çdo ditë e më tepër regjistrohen vajza që nuk shkojnë në shkollë, analfabetizëm në rritje, papunësi në rritje, që do të thotë se diçka nuk ka shkuar si duhet në këto 4 vjet, që do të thotë se nuk mjafton një rrugë për të rritur cilësinë e jetës tonë, që do të thotë se shteti duhet të ishte shumë më pranë. Që do të thotë, se Partia Socialiste dhe Edi Rama, do të jenë ata që do ta ringrenë Maliqin”, - tha ajo. Edhe kandidati tjetër i këtij qarku, Ben Blushi ka vazhduar fushatën duke u ndalur këtë herë në pazarin e Korçës. Sipas tij pazari, që është krenaria e Korçës, sot është në një gjendje të mjerueshme, pasi kjo qeveri nuk ka menduar për të. Blushi u ka kërkuar qytetarëve të pranishëm, se më 28 Qershor, duhet të votojnë Partinë Socialiste, si forcën e ndryshimit, por në të njëjtën kohë, të nxjerrin në pension Sali Berishën, i cili mendoi shumë për pasurimin e familjes së tij.

Ky lajm është publikuar: 08/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›