Shtyhet gjyqi për Afrim Hasanin
Autori i Lajmit: red.
Mungesa e avokatit ka bërë që të shtyhet seanca për vrasësin e policëve. Gjyqi për Afrim Hasanin është shtyrë pasi avokati mbrojtës nuk është paraqitur në sallë. Gjykata pritet që të njihet me dëshmitë e para të personave që kanë dijeni për ngjarjen, pas refuzimit për gjykim të shkurtuar. Afrim Hasani dyshohet se ka vrarë në krye të detyrës dy punonjësit e policisë së qarkut Kukës, konkretisht shtetasit Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila. Nga rrethanat hetimore të çështjes, sipas prokurorit, provohet se dy punonjësit e policisë, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, kanë qenë me detyrë inspektorë policie në sektorin e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Kukës, vendshërbim patrullë policie në aksin rrugor nacional Kukës-Tiranë. Hetimi ka provuar se i pandehuri Afrim Hasani ka qenë me banim në fshatin Petkaj - Shëmri, komuna Malzi, Kukës.
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009