E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet ish-polici, 10 vjet pas vrasjes

Autori i Lajmit: red.
Përkujtohet 10-vjetori i rënies në krye të detyrës së ish-punonjësit të policisë, Azem Meshi. Drejtoria e Policisë së Tiranës, ditën e sotme, me rastin e 10-vjetorit të rënies në detyrë të ish-punonjësit të Policisë së Shtetit, Dëshmor i Atdheut, Azem Meshi, organizoi një takim përkujtimor. Në orën 10:30 të ditës së djeshme, drejtues të Policisë së Tiranës, morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së një pllakate me emrin e dëshmorit Azem Meshi, në rrugën që ka marrë emrin e tij në Unazën e Re, Rr. “3 Dëshmorët”.
U zhvillua për nderim të tij, një ceremoni përkujtimore në Sallën e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, ku me këtë rast përshëndetën prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keci, përfaqësues nga Policia e Tiranës si dhe presëtarë të familjes së të ndjerit. Në përfundim të këtij takimi, drejtues të Policisë së Tiranës, vendosën kurora në varrin e Dëshmorit të Atdheut në Varrezat e Sharrës
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›