E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, PD fituese me 9 pikë para PS-së

Autori i Lajmit: Suela Topi
Sondazhi i PULS

43 për qind e shqiptarëve do të votojnë Partinë Demokratike dhe vetëm 34 për qind do të votojnë Partinë Socialiste. Këto janë rezultatet e nxjerra nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim dhe Instituti për Studime Publike e Ligjore me një projekt të financuar nga USAID dhe ambasada britanike. Sondazhi ka një kufi gabimi në plus, minus 3 për qind dhe është zhvilluar ende pa filluar fushata zgjedhore, në datën 20 maj. Sondazhi është kryer duke kontaktuar fizikisht me 997 persona, mbi 18 vjeç të pyetur mbi votën e tyre ne 28 Qershor. Më 20 Maj, 90 për qind e shqiptarëve në moshë për të votuar kanë deklaruar se do të votojnë më 28 Qershor. Edhe këtu kufiri i gabimit është +/-3 për qind. 5 për qind e të anketuarve nuk e dinë ose refuzojnë t i përgjigjen kësaj pyetjeje. Anketimi i kryer nga PULS i datës 20 maj 2009 tregon se 33 për qind e shqiptarëve në nivel kombëtar, të cilët dëshirojnë të votojnë në datën 28 Qershor, pohojnë se ende nuk zotërojnë dokument identifikimi të vlefshëm për votim.
Sondazhi
Sipas sondazhit të PULS të financuar nga organizata amerikane USAID Partia Demokratike është fituese e zgjedhjeve të përgjithshme të pritshme për t u zhvilluar më 28 qershor të këtij viti. Ndërkohë, partia më e madhe e opozitës, ajo Socialiste, rezulton në të dhënat përfundimtare të këtij sondazhi të PULS me mbështetjen e USAID, me 9 për qind më pak se PD, ku marzhi i gabimit është 3 për qind. Sondazhi i realizuar nga 7 deri më 20 maj, i publikuar dje, ka evidentuar se Partia Demokratike ka marrë 43 për qind kurse Partia Socialiste 34 për qind. Sipas rezultatit të sondazhit, 12 për qind e shqiptarëve të cilët dëshirojnë të votojnë nuk janë të sigurt për cilën parti do të votojnë, kurse refuzojnë t i përgjigjen kësaj pyetje 5 për qind e të pyeturve. Ndërsa 6 për qind e votuesve potencialë janë shprehur se do të votojnë për një nga partitë e tjera. Çështja e kartave të identitetit në sondazhin e PULS të financuar nga USAID, gjithashtu ka pasur një vend të rëndësishëm në pyetësor. Rreth 33 për qind e shqiptarëve në nivel kombëtar, të cilët dëshirojnë të votojnë në datën 28 qershor, ende nuk kanë një dokument identifikimi të vlefshëm për votim. Rreth 90 për qind e shqiptarëve në moshë për të votuar, raportojnë se do të votojnë më 28 Qershor. Sondazhi vlerëson se 8 për qind e shqiptarëve nuk duan të marrin pjesë në votime. “Nga votuesit potencialë pa dokument identifikimi të përzgjedhur, 97 për qind e tyre tregojnë se janë duke pritur kartat e reja të identifikimit”, - thuhet në të dhënat e sondazhit. Sipas PULS, pjesa tjetër prej 3 për qind, janë duke pritur për forma të tjera identifikimi të vlefshme ose jo, ku përfshihen dhe certifikatat e lindjes.

Sondazhi
43 për qind e të anketuarve kanë pohuar se do të votojnë për PD dhe 34 për qind për PS. Kufiri i gabimit +/-3 për qind

33 për qind e shqiptarëve në nivel kombëtar nuk zotërojnë dokument identifikimi

97 për qind e tyre (kufiri i gabimit +/-6 për qind), janë duke pritur kartat e reja të identifikimit

3 për qind janë duke pritur për forma të tjera identifikimi të vlefshme ose jo, si pasaportat dhe certifikatat e lindjes

90 për qind e shqiptarëve në moshë për të votuar, kanë pohuar se do të votojnë më 28 qershor

8 për qind e shqiptarëve tregojnë se mund të mos votojnë, kryesisht sepse “ata nuk u besojnë partive politike”

2 për qind nuk e dinë ose refuzojnë t i përgjigjen kësaj pyetjeje

12 për qind e shqiptarëve të cilët dëshirojnë të votojnë nuk janë të sigurt për cilën parti do të votojnë

5 për qind refuzojnë të përgjigjen

6 për qind e votuesve potencial do të votojnë për një nga partitë e tjera

12 për qind e shqiptarëve të cilët duan të votojnë tregojnë se do të votojnë për një parti të ndryshme nga ajo për të cilën kanë votuar në vitin 2005.

42 për qind e votuesve te mundshëm që ende nuk kanë kartën e përzgjedhur të identifikimit theksojnë se do të votojnë për Partinë Demokratike

32 për qind e tyre tregojnë se do të votojnë për Partinë Socialiste

Ky lajm është publikuar: 08/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›