Kodheli: Pr/ligji për Inspektimin, antikushtetues
Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, u shpreh se pr/ligji në fjalë cenon institucionet dhe pushtetin vendor.
“Në mënyrë të qëllimshme, shqyrtimi i kushtetutshmërisë së këtij projekt-ligji nga ana e Komisionit të Ligjeve nuk është bërë. Komisioni i Ligjeve është ndalur dhe ndarë në nene periferike të tij”, tha Kodheli.
Ajo shtoi se me kundërshtimin e këtij pr/ligji, synohet të mbrohet pavarësia e gjyqësorit, të pushtetit vendor si dhe institucioneve të rëndësishme kushtetuese si Kontrolli i Lartë i Shtetit, Shërbimi Informativ i Shtetit apo dhe shoqërisë civile.
“Në konkluzion, ky është një ligj tërësisht politik e anti-kushtetues, që ka tejkaluar direktivën e BE-së në këto dy parametra dhe që nuk do të shtojë asgjë të re dhe asnjë rezultat të dobishëm në luftën e kërkuar kundër korrupsionit të cilën Berisha e ka humbur prej kohësh në Gërdec dhe Kalimash”, përfundon deklarata e zonjës Kodheli.