Kodheli: Shqipëria në NATO, s'mund të përdoret politikisht

Zëdhënësja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp është shprehur së hyrja e Shqipërisë në NATO num mund të përdoret politikisht. Sipas saj PD-ja po e përdor si sllogan në fushatën elektorale të saj gjë që është e papranueshme. Gjithashtu Kodheli u shpreh se procesi i letërnjoftimeve po dështon dhe se kartat e identitetit duhet të jenë falas për shtresat në nevojë. Zgjedhjet nuk mund të shkatërrohen nga koalicioni i Gërdecit theksoi Kodheli.