E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur ne rruge 54-vjecari, dyshohet konsumi i alkoolit

Rubik, 28 mars 22:12 NOA – Një burrë është gjetur i vdekur para pak orësh në qendër të qytetit të Rubikut dhe paraprakisht dyshohet alkooli si shkak i vdekjes, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA në qarkun Lezhë.

Vincens Preçi, 54 vjeç, lindur e banues në Rubik, u gjet i vdekur në një nga rrugët kryesore të qytetit.

Viktima u dërgua në morgun e spitalit, ku pas ekspertizës mjeko-ligjore, policia e drejtorisë rajonale Lezhës, konfirmoi para pak minutash, se i ndjeri ka gjetur vdekjen si pasojë e konsumimit të një sasie të madhe pijeje alkoolike.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›