E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: Topalli po prish imazhin e Shqipërisë

Partia Socialiste i kundërshtoi deklaratat e ardhura nga kryeparlamentarja Topalli, duke e akuzuar atë se ka shpikur.
Deputetja Mimi Kodheli u shpreh, se Topalli nuk ka pasur guxim të lexoj letrën e Ps-së, dërguar KE-së, por vetëm ka shpikur.
"Sot të gjithë shqiptarët kuptuan edhe një herë se Kuvendi i Shqipërisë drejtohet nga sharlatanë politikë të cilët njësoj si ne kohen e diktaturës, shpikin armiq të brendshëm që sabotojnë punët e Shqipërisë. Mjaft më me gënjeshtra!", tha Kodheli.
Sipas saj, në letrën dërguar Këshillit të Evropës, nuk kërkohet asgjë tjetër, vetëm se zbatimi i përpiktë të rregullores që Topalli e shkel me të dy këmbët. "Kryetarja e Parlamentit, është ajo që po e bën Shqipërinë gazin e botës, duke mos respektuar dhe duke shkelur të gjitha të drejtat që i takojnë opozitës, jo vetëm brenda vendit, por edhe në përfaqësimin e saj jashtë. Ky është një turp që duhet të marrë fund, sepse koston e këtyre veprimeve i paguajnë shqiptarët dhe imazhi i vendit tonë. Letra është në dispozicionin tuaj", tha Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›