Meta mbështet Topallin: Ka zbatuar rregulloren

Përpjekje e qëllimshme për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Europës, vetëm pak ditë pasi kjo e fundit miratoi një project-rezolutë ky i kërkonte politikës shqiptare të zgjidhte ngërqin politik. Kjo është akuza që bën z,Meta në një prononcim për mediat, z.Meta tha se kryeparlamentaria Jozefina Topalli ka zbatuar të gjithë rregullat lidhur me delegacionin tonë në Asmablenë e KE-së.
Duke iu referuar dy inspektimeve të KE-së të cilat priten të vinë në vendin tonë, kreu i diplomacisë shqiptare garantoi se qeveria i ka marrë të gjitha masat duke përmbushur të gjithë detyrimet.
Meta ftoi përsëri opozitën të bëhet pjesë e Parlamentit, ndërsa shtoi se roli I presidentit do të ishte i mirëpritur të pakten nga LSI.