Kodheli:Anëtarësimi në NATO,opozita kontribut të pamohueshëm
Selia rozë ka dashur ti tregojë publikun pjesën e saj të punës, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli deklaroi se përmbyllja e procesit ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në NATO shënon një ngjarje me një simbolikë të paprecedent. "Partia Socialiste e Shqipërisë është krenare të konstatojë se gjatë gjithë këtij procesi ka dhënë një kontribut të pamohueshëm në arritjen e standardeve që mundësuan këtë objektiv. Roli vendimtar i opozitës Socialiste në krijimin e frymës së konsensusit për realizimin e reformave madhore për vendin siç që nisma për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, mund të konsiderohen pa hezitim si kontribute decizive në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO"-theksoi Kodheli.