E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela,zyrtarizon partinë Ligj për Drejtësi

Partia për Ligj dhe Drejtësi është forca me të cilën ish-deputeti i Partisë Demokratike Spartak Ngjela do të konkurojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një konferencë për shtyp, Ngjela së bashku me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Gilman Bakalli, një tjetër deputet i larguar nga PD-ja deklaroi se kjo forcë politike është e qëndrës së djathtë dhe shqyrton kryesisht probleme të ligjit dhe drejtësisë kryesisht në çështjet ekonomike. Ngjela tha se anëtarët e kësaj force kanë arritur të kapin kontradiksionin mes ngjarjeve që ndodhin.Sipas Bakallit kjo forcë politike do të promovojë figura të reja por që kanë kontribut të jashtëzakonshëm shoqëror.Partia Ligj dhe Drejtësi krijon risi në çështje si të organizimit të tregut, sisitemit financiar bankar dhe të gjitha aspektet e jetës ekonomike. Kjo parti njeh të gjitha detyrimet që shteti shqiptar u ka shtresave të caktuara, si dëmshpërblimin e ish të përsekutuarëve të regjimit komunisit, kthimin e pronës apo dëmshpërblimin e pronarëve të ligjshëm të shpronësuar gjatë regjimit komunist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›