E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodheli:Berisha-Bode, po veprojnë rrezikshëm me ekonominë

Partia Socialiste akuzon qeverinë se po keqmenaxhon financat publike dhe po keqpërdor kursimet e shqiptarëve. Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli thotë se ekonomia shqiptare po kërcënohet nga "zmadhimi i tejskajshëm i borxhit të brendshëm" i cili vë në rrezik kredinë për bizneset dhe kursimet e shqiptarëve."Kryeministri Berisha dhe ministri i Financave po veprojnë nё njё mёnyrё tepёr tё rrezikshme me ekonominё duke "mohuar krizёn qё ёshtё tanimё e dukshme nё familjet dhe xhepat e gjithkujt;... duke mos ndёrmarrё nisma pёr tё ndihmuar biznese e sektorё të ekonomisë dhe duke vepruar kundёr interesave tё qytetarёve e bizneseve shqiptare", tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›