Dita e Pavarësisë, Obama mesazh Topit: Mbështetje për integrimin
TIRANE - Presidenti amerikan Barak Obama uroi homologun e tij Bamir Topi dhe të gjithë popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë. Përmes një mesazhi të dërguar në adresë të presidentit Topi, kreu i Shtëpisë së Bradhë nënvizon përkushtimin e SHBA-ve për të mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Në mesazhin e presidenti Obama shkruhet: “I dashur zoti President. Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe popullin shqiptar! Në këtë vit të njëzetë të rivendosjes së marrëdhënieve dypalëshe diplomatike, ne festojmë miqësinë e fortë mes dy popujve tanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë në Afganistan. Ne e kemi ruajtur përkushtimin tonë të përbashkët e të palëkundur për sigurinë dhe begatinë e Ballkanit. Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqimisht përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe presim ditën kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë integruar në një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.Ju lutem, pranoni urimet më të mira të popullit amerikan në përvjetorin e pavarësisë së vendit tuaj!”- përfundon mesazhi i presidentit amerikan.
(er.nu/BalkanWeb)