E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, KFOR përplaset me serbët në veri

MITROVICE- Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë janë përplasur me qindra serbë të veriut.

Raportohet se ushtarët e KFOR-it kanë nisur, brenda natës, largimin e një barrikade rrugore në pjesën veriore të Mitrovicës dhe se kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë serbët që synonin të mbronin barrikadën.

Raportohet madje edhe për të shtëna me armë zjarri.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, pjesë e trupave që ndërmorën aksionin, ishin portugezët dhe hungarezët.

NATO-ja, megjithatë, nuk e ka komentuar ngjarjen.

Që pas aksionit për futjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të vendit, të cilin autoritetet kosovare e ndërmorën rreth mesit të muajit korrik, e deri më tani, në veri të Mitrovicës vazhdojnë të mbesin disa barrikada rrugore, të vendosura nga serbët si shenjë kundërshtimi për shtrirjen e autoritetit shtetëror të Prishtinës zyrtare edhe në atë pjesë.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›