E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti, reagon ERE: CEZ-i t’i paguajë detyrimet KESH-it

TIRANE - Drejtori juridik i Entit Rregullator të Energjisë, Eduard Elezi reagoi në lidhje me konfliktin mes komanisë “CEZ Shpërndarje” dhe KESH-it për borxhet.

Elezi sqaron se kompania CEZ duhet t’i paguajë detyrimet KESH-it, të cilat nuk janë debi të trashëguara, por një borxh i ri, i krijuar që prej kohës kur dy kompanitë kanë lidhur kontratat.

Ndërkohë, drejtori juridik i ERE-s u bëri thirrje qytetarëve t’i drejtohen Entit Rregullator për çdo ankesë. Sipas Elezit, muajt e fundit janë shtuar ndjeshëm ankesat e qytetarëve, të cilat lidhen kryesisht me mbifaturimet e energjisë elektrike.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Borxhi, KESH-CEZ replika në distancë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›