E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, del makina nga rruga, aksidentohen policët rrugorë

PEQIN-Dy punonjës policie janë aksidentuar rëndë në Peqin teksa makina më të cilën udhëtonin u përmbys.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishqem kur automjeti tip Wolksvagen me targë 2030 me të cilin udhëtonin efektivët e qarkullimit rrugor, Rexhep Hyra e Xhelal Topi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Policët me fraktura në trup janë dërguar me urgjencë në Spitalin ushtarak në Tiranë ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›