E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Momenti që të rregullojmë Kodin Zgjedhor

Nga Daniela Bonollari
Një ditë pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve për ringritjen e Komisonit per Reformën Zgjedhore, LSI kerkon që Kodi të rregullohet siaps rekomandimeve te OSBE-se. 

TIRANE-Një ditë pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve për ringritjen e Komisonit per Reformën Zgjedhore për Kodin Zgjedhor, reagoi LSI duke deklaruar qëndrimin e saj pro hartimit të Kodit Zgjedhor të bazuar në rekomandimet e OSBE-së. Përmes një deklarate për shtyp ne seline e LSI, Nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi ka deklaruar kështu menjëherë pas reagimit të ndërkombëtarëve lidhur me zhvillimet në hartimin e Kodit Zgjedhor në vendin tonë, të cilët bën thirrje jo për greva dhe protesta, por për dialog midis partive.
“Vendimi i djeshëm i Konferencës së Kryetarëve, për të proceduar në rikrijimin e komisionit të posaçëm për Kodin Zgjedhor... gjykohet nga ana e LSI, si një rast tjetër i mirë për të çuar deri në fund një debat, atë për Kodin Zgjedhor, i cili në shumë aspekte ka qenë një debat i shurdhët dhe përjashtues”.

Në këtë kuadër, Lëvizja Socialiste për Integrim gjykon se “ky është çasti i fundit, për të bërë rregullimet e fundit të Kodit, në përputhje me frymën dhe standartet europiane. Por, edhe për të përmbushur rekomandimet specifike të OSBE-ODIHR-it dhe së fundmi dhe ato të Komisionit Europian, të cilat janë bërë nëpërmjet zëdhënëses së komisionerit të Oli Rehn, zonjës Kristina Nagi dhe që kërkon përfshirje në dialog të gjithë partive të tjera”.

Duke rikonfirmuar vendosmërinë e saj, për të qenë garante për zgjedhje të lira dhe të ndershme, LSI, nënvizon angazhimin e saj për të tentuar deri në fund në përmirësimin e kushteve zgjedhore. Kjo parti nënvizon sidomos cështjen e votës, për të cilën u zhvillua dhe grave e deputetëve pak kohë më parë. “ LSI deklaron që koha shumë e pakët, që kemi në dispozicion, duhet të shfrytëzohet për të përmirësuar të paktën hallkën e fundit të procesit elektoral, që është ajo e administrimit të votës”, sqaroi Xhufi.
Numri nje i grupit të LSI shton se në rast se Kodi nuk rrezgulohet sipas standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët, atëhere do të jenë Berisha dhe Rama që do të mbajnë përgjegjësi për zgjedhje të dështuara.
“Në këtë kontekst, ne dëshirojmë t’i kujtojmë mazhorancës dhe posaçërisht zoti Sali Berisha, përgjegjësinë e rëndë, që Qeveria e tij mban, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të vitit 2009. LSI i drejtohet edhe njëherë Partisë Socialiste dhe Kryetarit të saj, zotit Edi Rama, duke kujtuar se Partia Socoialiste është evidentuar dhe ka dashur vetë të evidentohet si protagoniste e Reformës Zgjedhore. Në këto kushte ajo rrezikon të marrë mbi vete përgjegjësi edhe për rezultatin e tyre”.

Z.Xhufi përmendi para mediave edhe një ftesë që Meta i ka drejtuar Ramës për dialog. “Ne besojmë se nuk ka absolutisht asnjë arsye për të refuzuar një ftesë të tillë për dialog, ku mund të diksutohen të gjitha çështjet, të gjitha problemet, që zoti Rama në përfaqësi të Partisë Socialiste, do të dëshirojë të diskutojë, por sigurisht duke filluar nga diskutimi për Kodin Zgjedhor”.
Konferenca e Kryetareve vendosi dje qe Kodi Zgjedhor qe riktheu Presidenti ne Kuvend te shqyrtohet nga Komisioni per Reformen Zgjedhore. Per kete arsye u rekomandua ringritja e ketij Komisioni, i njejti qe hartoi Kodin e meparshem.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›