E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ndryshe nga Berisha ne emertimin e Leka Zogut

Deklarata Kryeparlamentarja nuk e permend cilesimin Mbret

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shpreh ngushellimet per ndarjen nga jeta te pretendentit per fronin mbreteror Leka Zogu I. Ndryshe nga Kryeministri Sali Berisha Topalli ne ngushellimin e bere 24 ore pas berjes publike te lajmit per humbjen e Leka Zogut I shprehet ftohte pa i dhene epitete si mbret i shqiptareve. Me deshperim te thelle mora lajmin e hidhur se Madheria e Tij Leka Zogu u nda nga jeta. Ne kujtesen tone Leka Zogu do te mbetet shqiptari foshnje dyditeshe qe la Shqiperine dhe u rrit ne dhe te huaj porse u mekua dhe u edukua me dashurine dhe krenarine per popullin gjuhen dhe vendin e vet dhe misheroi vlerat dhe virtytet me te mira te shqiptareve. Ne gjurmet e te atit Leka Zogu iu perkushtua ceshtjes kombetare dhe u shqua si inspirues dhe perkrahes i paepur i perpjekjeve per liri dhe dinjitet te shqiptareve ne trevat e tyre dhe kudo thuhet ne ngushellimin e kryeparlamentares. Gjithashtu Topalli shprehet se familja mbreterore dhe Leka Zogu gjate nje mergimi te veshtire perjetuan dhimbjen e ndalimit te eger nga diktatura komuniste te jetojne ne vendin ame dhe kthehen ne Shqiperi vetem me vendosjen e demokracise duke marre pjese ne zhvillimet pozitive te vendit.

Me ndarjen nga jeta te Leka Zogut ne humben nje atdhetar te mencur dhe shqiptaret kudo humben nje figure te rendesishme te historise se tyre politike nje figure qe tashme ka vendin e vet te nderuar ne kujtesen tone kombetare. Ne kete dite te rende une deshiroj te ndaj me familjen e Madherise se tij Leka Zogu dhimbjen per humbjen e pazevendesueshme te njeriut te dashur dhe me gjithe bashkekombesit e mi hidherimin e thelle per humbjen e nje personaliteti. Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera deshiroj te ndaj me Princin Leka dhe te gjithe anetareve te familjes mbreterore si dhe me gjithe shqiptaret lutjen qe shpirti i Leka Zogut te prehet ne paqe ne token ku u lind thuhet ne mesazhin e ngushellimit. Kryeministri Sali Berisha ne qendrimin e tij la te hapur mundesine per berjen e referendumit per monarkine si dhe u shpreh se votimi i 1997 per sistemin e regjimit ne Shqiperi u manipulua. Ne mbledhjen e qeverise te gjithe ministrat mbajten nje minute heshtje per vdekjen e Leka Zogut I.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›