E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja e popullsisë, parapëlqehet më shumë Tirana

16/12/2008  Tendenca, rikthehen në fshat shumë familje

SHKODER - Largimet e familjeve nga qyteti i Shkodrës drejt Tiranës ka vite që janë evidentuar jo vetëm nga banorët e këtij qyteti, por kohët e fundit edhe nga zyra e gjendjes civile. Ndërkohë fluksi i të ardhurve nga zonat malore për të jetuar në qytetin e Shkodrës ka qenë më i madh. Në të dyja rastet lëvizjet janë bërë kryesisht pa kryer çregjistrimin në zyrat e gjendjes civile nga vijnë dhe regjistrimin e ri në qytetin ku banojnë. Sidoqoftë, vitin e fundit kanë filluar të konstatohen edhe mjaft raste kur lëvizjet pasqyrohen edhe në regjistrat e zyrave përkatëse të gjendjes civile. Nga ana tjetër, muajt e fundit po ndodh edhe një fenomen i ri: ai i largimit nga qyteti i Shkodrës të të ardhurve nga zonat rurale në pamundësi për të përballuar jetesën. Gjatë 6 muajve të fundit drejtoria e programimit dhe zhvillimit në Bashkinë e Shkodrës ka bërë një studim paraprak lidhur me tendencën e lëvizjeve të banorëve. Sipas këtij studimi, gjatë gjashtë muajve të fundit janë larguar nga qyteti i Shkodrës gjithsej 45 familje. Të larguarit nga Shkodra janë vendosur kryesisht në Tiranë. E reja e këtyre muajve është largimi në fshatrat nga kanë ardhur banorët apo në zona rurale ku ka mundësi të mëdha të zhvillimit bujqësoro-blegtoral. Statistikat flasin për largim nga qyteti i Shkodrës në fshatra të 15 familjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›