Nisin reshjet e dëborës, banorët nën panikun e izolimit
16/12/2008 Bllokohen disa fshatra të thellë malorë. Trashësia e borës arrin deri në 40 cm
SHKODER - Reshjet e dëborës vazhdojnë të krijojnë probleme në zonat e thella malore të Qarkut të Shkodrës, ndërkohë që punonjësit e ndërmarrjes së rrugëve rurale punojnë pa ndërprerje për mbajtjen e rrugëve në gjendje të kalueshme.
Burimet shprehen se në disa komuna të thella të Pukës, Shkodrës dhe Malësisë së Madhe reshjet e dëborës herë pas here krijojnë izolime të fshatrave të thella.
Zonat e bllokuara
Në komunën e thellë të Iballës së rrethit Pukë, në kufi me rrethin Tropojë, disa fshatra nuk mund të komunikojnë për shkak të bllokimeve nga dëbora. Ndërhyrja e punonjësve të rrugëve rurale është e shpeshtë edhe në këtë zonë, por bllokimi i shpeshtë ka krijuar frikë te banorët, që nuk marrin guximin të lëvizin nga një zonë në tjetrën nga frika e bllokimit nga dëbora. Reshje të dendura dëbore ka pasur dhe në qytetin e Pukës, duke krijuar një trashësi deri në 25 cm, por ndërhyrja e shpejtë e ka bërë këtë rrugë të kalueshme pa probleme. Ndërkohë në aksin Shkodër– Dukagjin mbetet problem bllokimi i rrugës, tek e cila ndërhyhet me mjete të pakta. Probleme ka gjithashtu dhe në akset rrugorë Mali i Shoshit–Shkodër dhe Qafa e Thores. Ndërkohë në rrethin e Malësisë së Madhe dëbora ka arritur deri në 30 cm. Probleme në këtë rreth paraqesin komuna Kelmend dhe zona e Vermoshit, ku në segmente rrugore që lidhin Vermoshin me këtë komunë, si Qafa e Bordolecit, ku ka mjaft probleme nga dëbora e rënë në trashësi rreth 40 cm. Ndërsa reshjet e dëborës sapo kanë nisur, banorët e këtyre zonave i ndruhen izolimit dhe indiferencës apo paaftësisë së institucioneve për të ndërhyrë në zbutjen e situatës. Përvoja e viteve të shkuara ka treguar se këta banorë kanë qenë në mëshirën e motit për t’u furnizuar me drita dhe ushqime apo për të lëvizur drejt zonave urbane për shkak të emergjencave të tyre.
ZONAT PROBLEMATIKE
Në komunën e thellë të Iballës së rrethit Pukë, në kufi me rrethin Tropojë, disa fshatra nuk mund të komunikojnë për shkak të bllokimeve nga dëbora. Ndërhyrja e punonjësve të rrugëve rurale është e shpeshtë edhe në këtë zonë, por bllokimi i shpeshtë ka krijuar frikë te banorët, që nuk marrin guximin të lëvizin nga një zonë në tjetrën nga frika e bllokimit nga dëbora. Reshje të dendura dëbore ka pasur dhe në qytetin e Pukës, duke krijuar një trashësi deri në 25 cm, por ndërhyrja e shpejtë e ka bërë këtë rrugë të kalueshme pa probleme. Ndërkohë në aksin Shkodër– Dukagjin mbetet problem bllokimi i rrugës, tek e cila ndërhyhet me mjete të pakta. Probleme ka gjithashtu dhe në akset rrugorë Mali i Shoshit–Shkodër dhe Qafa e Thores. Ndërkohë në rrethin e Malësisë së Madhe dëbora ka arritur deri në 30 cm. Probleme në këtë rreth paraqesin komuna Kelmend dhe zona e Vermoshit, ku në segmente rrugore që lidhin Vermoshin me këtë komunë, si Qafa e Bordolecit, ku ka mjaft probleme nga dëbora e rënë në trashësi rreth 40 cm.