Rama: Berisha bëri shfaqje të turpshme
Tiranë -“Mbrëmë shqiptarët e shqiptaret patën rastin të shohin sekretarin e djeshëm të partisë së Enver Hoxhës dhe kryeministrin e sotëm të vendit, komunistin e vjetër dhe demokratin e flaktë Sali Berisha, në njërën prej shfaqjeve më të shëmtuara të politikës së vjetër të dyfytyrësisë”-kështu deklaroi, Edi Rama kryetari i Partisë Socialiste, duke komentuar deklaratat e mbrëmshme në Kuvend të kryeministrit Berisha.
Rama theksoi se kishte marrë përsipër të udhëheq betejën për ta larguar nga skena politike këtë monument të dyfytyrësisë së politikës së vjetër të 17 vjetëve tranzicion-duke nënkuptuar kryeministrin Berisha.
Kreu socialist tha se shfaqja e mbrëmshme e Berishës, nuk ishte për të dënuar diktaturën komuniste, por për të mbrojtur diktaturën e korrupsionit.
“Sali Berishës duhet t'i vijë turp nga shfaqja e shëmtuar e dyfytyrësisë që dha mbrëmë,sepse ndërkohë që mandati i tij po mbaron duke abuzuar me viktimat e komunizmit për të mbrojtur të pandehurit e korrupsionit, asnjë i përndjekur politik nuk ka marrë ende asnjë qindarkë nga kjo qeveri që s'bën kurrë atë që thotë”-vijoi më tej, shefi i opozitës, teksa shtoi se Sali Berisha në emër të të përndjekurve shkeli Kushtetutën, vetëm e vetëm për të shkatërruar një pushtet gjyqësor që po heton qeverinë e tij.
“Sali Berishës duhet t'i vijë turp nga shfaqja e shëmtuar e dyfytyrësisë që dha mbrëmë, sepse ndërkohë që të përndjekurve politikë u ka marrë prej 17 vjetësh jo vetëm votën,po edhe flamurin, tani që po mbaron edhe mandati i tij i fundit për të drejtuar punët e vendit”-vijoi Rama-“kërkon që me gjakun, plagët, vuajtjet, sakrificat, hallet e problemet e tyre të pafundme sot e gjithë ditën, jo vetëm të mbulojë duart e pista të kësaj qeverie të kalbur nga korrupsioni, po edhe të marrë përsëri një mbështetje tërësisht të pamerituar për të përfaqësuar këtë shtresë të vrarë e të torturuar nga Enver Hoxha dhe të mashtruar e të përqeshur nga sekretari i tij i dikurshëm, komunisti i vjetër Sali Berisha”.