Kodi Zgjedhor, pritet miratimi në seancën e sotme
Mesdita e sotme do të jetë përcaktuese nëse Kodi i ri Zgjedhor do të përfshihet në rendin e ditës së seancës parlamentare. Burime nga Kuvendi bënë të ditur se sot do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, për të vendosur nëse Kodi i ri Zgjedhor do të përfshihet në seancën e Parlamentit. Pritej që seanca e sotme të kishte në rendin e ditës vetëm projektbuxhetin për vitin 2009, por pasditen e djeshme, ideja se sot mund të miratohet edhe Kodi Zgjedhor, u bë një fakt i kryer. Kodi i ri Zgjedhor u miratua unanimisht vetëm në mungesë të përfaqësuesit të LSI-së, menjëherë pas seancës. Përfshirja e Kodit të ri Zgjedhor në seancë është një sinjal i pastër, që kërkesat e grevistëve nuk janë marrë parasysh nga dy partitë e mëdha dhe se nuk kanë ndërmend të tërhiqen. Aktualisht greva e urisë ka hyrë në një tjetër fazë, atë të përkeqësimit të situatës shëndetësore nga ana njerëzore, por edhe në një fazë të re politike. Dy ditë më parë grevistët bënë të ditura propozimet e tyre për të dalë nga greva. Për grevistët, zgjidhjet në parim për këtë janë dy, ose komisionet e administrimit të votës do të jenë në të gjitha nivelet teknike, ose ato do të jenë gjithëpërfshirëse së paku në nivel parlamentar dhe LSI është e hapur për të dyja këto opsione.
Ndërsa sipas formulës së propozuar nga dy partitë e mëdha, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga shtatë anëtarë, ku katër i kanë dy partitë e mëdha dhe nga një anëtar partia e dytë, majtas dhe djathtas, duke u bazuar në këtë pikë tek rezultati proporcional i zgjedhjeve të 2005-s. Në bazë të kësaj formule të zgjedhur, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk përfshihet në KQZ, ndërsa anëtari i KQZ-së i takon PSD-së së Skënder Gjinushit. LSI mbron pretendimet e saj, duke deklaruar se rezultati i arritur në 2005-n është i pastër dhe jo rezultat i “megadushkut”. Ndërsa PSD, sipas saj, është e përfshirë në këtë fenomen dhe si rezultat, elektorati i saj nuk përputhet me atë çfarë fitoi në 2005-n. Problemet më të mëdha për Kodin e ri Zgjedhor kanë ardhur sidomos nga e majta. LSI ka pretenduar se formulat janë zgjedhur të tilla, për ta përjashtuar atë nga e drejta për të qenë në nivelet e administrimit të zgjedhjeve, ndërsa PS i ka konsideruar akuzat si të pabaza. Një javë më parë, nënsekretari për Çështjet Ligjore në PS, Damian Gjiknuri, një ndër bashkëhartuesit e Kodit Zgjedhor, tha se në të gjitha nivelet e strukturave që administrojnë zgjedhjet kanë transparencë, duke vënë theksin sidomos te skaneri, që do të tregojë çdo fletë të votimit në një pamje ku mund ta shohin të gjithë. Megjithatë, mungesa e besimit është thelbi i mosmarrëveshjes mes palëve.
Kodi në seancë, deputetët: Nuk dalim nga greva
10 deputetët grevistë janë të vendosur për ta vazhduar grevën, edhe nëse sot do të miratohet në Kuvend Kodi i ri Zgjedhor. Grevistët u shprehën të vendosur për të vazhduar nismën e tyre, edhe pse miratimi i draftit ligjor do të thotë se PD e PS nuk tërhiqen nga projekti i tyre. Ndërkohë sipas deklarimeve të shumta të drejtuesve të partive që kanë hyrë në grevë, do të zhvillohet sërish një tjetër protestë, e sipas tyre, do të jetë akoma më e madhe se ajo e ditës së enjte. Veç kësaj, po hartohet plani i reagimit ndaj mundësisë së miratimit të Kodit Zgjedhor. Mësohet se ditën e sotme partitë kanë angazhuar mbështetësit e tyre për të protestuar në sheshet e të gjitha qyteteve të vendit në shenjë mbështetje të protestës së Tiranës. Drejtues të këtyre partive janë shpërndarë gjatë ditës së djeshme në disa qytete kryesore të vendit, për të organizuar protestat e sotme. Ndërsa PDK ka menduar një formë akoma më të rëndë, për të ndaluar miratimin e Kodit të ri Zgjedhor. 900 anëtarë, njëkohësisht anëtarë kryesie të të gjitha degëve të Partisë Demokristiane, paralajmërojnë grevë urie nëse miratohet Kodi Zgjedhor. Vendimi është marrë dje nga kryesitë e degëve të PDKJ në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për fillimin e grevës nëse miratohet Kodi Zgjedhor. Sipas burimeve nga PDK, greva do të zhvillohet në selitë e këtyre degëve dhe do të jetë në sinkron me kërkesat e 10 grevistëve në sallën e Parlamentit. Vendimi i anëtarëve të PDK-së e përshkallëzon grevën edhe më shumë. E nëse Kodi Zgjedhor futet ditën e sotme për miratim mbetet që anëtarët e PDK-së të shpallin pas seancës grevën e urisë. Nga ana tjetër, PDK është duke u organizuar së bashku me dy partitë e tjera që kanë hyrë në grevë urie për protestën e ditës së sotme në mbrëmje. Greva ka nisur që mbrëmjen e seancës së ditës së hënë dhe problemet e para të deputetëve nisën rreth 24 orë më vonë.
Gurakuqi: Demokristianët nuk mbështesin masa si greva e urisë
Kryetari i PDK-së, Anton Gurakuqi, deklaroi dje se asnjë demokristian në këtë vend nuk është dakord me masa të tilla ekstreme në politikëbërje, siç është greva e urisë, ku ka hyrë PDK, që drejtohet nga Nard Ndoka, pasi programi i PDK-së përmban shumë alternativa të tjera më paqësore për një debat të mirëqenë politik. “Çdo deputet ka të drejtë, sipas arsyetimit të tij personal, të marrë vendime për të hyrë qoftë dhe në një grevë urie, por askush nuk mund të deklarohet në atë grevë urie se përfaqëson Partinë Demokristiane dhe aq më shumë kur këtë grevë e bëjnë disa deputetë, që janë shquar për lojëra politike gjatë kësaj legjislature dhe bëjnë grevë vetëm e vetëm sepse sipas llogarive të tyre nuk u janë përmbushur kushtet dhe interesat vetjake për t’u rizgjedhur deputet në zgjedhjet e 2009-s”, - u shpreh Gurakuqi. Ai bëri të ditur se “ne deklarojmë se akti i grevës së urisë së disa deputetëve nuk gjen mbështetjen e demokristianëve në të gjithë vendin, ndërsa si një parti e qendrës së djathtë ne i bëjmë thirrje edhe njëherë forcave politike të mazhorancës për t’u unifikuar në bashkëpunim për një përgatitje serioze për maksimalizimin e fitores në zgjedhjet parlamentare të 2009-s”.
Dita e shtatë, sërish protesta para Kuvendit
Përkrahës të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokristiane e të PS’91 u grumbulluan dje në mbrëmje në sheshin përballë Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje për deputetët e këtyre partive, të cilët ndodhen në një grevë urie që nga e hëna e kësaj jave nën moton "Për mbrojtjen e votës së lirë". Zëdhënësi i kësaj greve, Dritan Prifti, informoi mediat mbi takimin e fundit me deputetët brenda sallës së Kuvendit. Gjatë javës së shkuar protestat janë zhvilluar dy herë në ditë, për shkak të lodhjes dhe impenjimeve të shumta tani ajo zhvillohet vetëm në mbrëmje deri në orët e vona. Protestuesit u përshëndetën nga figura të njohura të LSI e LRI-së, si Sokol Axhemi etj.