LSI kërkon zgjidhjen nga Rama, PS hesht
Partia Socialiste hesht përballë kërkesave të ish-aleatit të saj, Ilir Meta dhe 9 deputetëve të tjerë grevistë. Dy ditë më parë, dhjetë deputetët hartuan një deklaratë ku bënin të ditura propozimet e tyre për të dalë nga greva, ndërsa dje zëdhënësi i kësaj greve, Dritan Prifti, e qartësoi edhe më shumë idenë se kush duhet të japë zgjidhjen reale të situatës ku ndodhet politika shqiptare. Ai tha se Rama duhet të reagojë me urgjencë. Ndoshta edhe një rastësi, por i vetmi deputet i PS-së që komunikoi dje me mediat për buxhetin ishte Kastriot Islami, i cili ka marrë pjesë në propozimet e PS-së për Kodin e ri Zgjedhor, por nuk pranoi të japë as edhe një përgjigje mbi propozimet dhe situatën në tërësi. Zëdhënësi i grevës e nënkryetari i LSI-së, Dritan Prifti, tha se zgjidhja ekziston dhe atë mund ta japë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, të cilin Prifti e ka ftuar të reflektojë sa më shpejt. “Zgjidhja nuk diskutohet që do të vijë, por duhet të vijë sa më shpejt që të eliminojmë edhe pasojën e ndonjë viktime njerëzore. Tani e gjitha Shqipëria dhe deputetët brenda i kanë sytë nga Edi Rama. Ai duhet të reflektojë, të zgjerojmë transparencën në procesin zgjedhor, të zgjerojmë demokracinë dhe t’u japim shqiptarëve zgjedhje të lira. Edi Rama duhet të reagoje urgjent”, - theksoi Prifti. Përballë të gjitha kërkesave, lëvizjes së ndërkombëtarëve, sensibilizimit të mjaft faktorëve, PS-ja ka heshtur në lidhje me grevën, duke qëndruar e palëvizshme në qëndrimin indiferent ndaj grevës. Gjithsesi, ky mbetet vetëm qëndrimi zyrtar, pasi në tërësi, grupi parlamentar, me përjashtim të disa prej tyre, ka shprehur mbështetje njerëzore dhe etike për grevën, duke mos pranuar aspak qëndrimin zyrtar të selisë rozë.
Një ditë pasi u publikuan dy propozimet e grevistëve, një prej deputetëve të PS-së, Islami, nuk pranoi të japë asnjë përgjigje, ndërsa shtoi se të gjitha diskutimet do të bëhen në Kuvend. Ai dha përgjigje vetëm për çështjen e buxhetit, për të cilën doli para gazetarëve. “Kam dalë sot për buxhetin. Jam i gatshëm në çdo moment, madje edhe në diskutimin që do të bëhet për reformën zgjedhore në Parlament do të ketë një diskutim të gjatë dhe nen për nen”, - është shprehur Islami.
Ndërkohë që deri më tani janë vetëm dy deputetë që kanë arritur që të japin një mesazh qoftë edhe jo të drejtpërdrejt, se nuk e mbështesin qëndrimin indiferent të PS-së ndaj kësaj greve. Malaj dhe Harasani janë shprehur se PS nuk mund të mbajë qëndrim indiferent ndaj kësaj situate, ndërsa nga ana tjetër, Erion Braçe është i vetmi që ka artikuluar qëndrimin zyrtar. Ai e ka konsideruar grevën si gjithë të tjerat, pa dashur që t’i japë shumë vëmendje. Veç të tjerash, kryetari i Partisë Socialiste nuk e ka komentuar askund grevën e urisë, madje për të shmangur komunikimin me mediat e Tiranës, ai ka zgjedhur të vazhdojë të bëjë takimet jashtë kryeqytetit.
Milo: Propozimet e grevistëve, zgjidhje e dobishme
Partia Demokracia Sociale mbështet dy propozimet e ardhura nga 10 deputetët grevistë për formatimin e gjithë niveleve të administrimit të zgjedhjeve. Në një komunikim me mediat, Paskal Milo, kryetari i kësaj partie, tha se “ne mbështesim propozimin e fundit të ardhur nga përfaqësia e deputetëve që janë në grevën e urisë, sepse ky ka qenë edhe propozimi ynë i hershëm i para disa ditëve. Propozimi është një zgjidhje e dobishme, gjithëpërfshirëse dhe nuk duhet hedhur poshtë dhe as nuk duhet konsideruar në mënyrë inatçore”. Ai bëri të ditur se ka kontaktuar me deputetët grevistë, duke pohuar se janë krijuar të gjitha mundësitë që përmes një dialogu mund të hidhen hapa përpara, të cilat mund të çojnë në kompromise që nuk dëmtojnë asnjë njeri, as një parti, përveçse shëndoshin procesin përfundimtar të hartimit të Kodit Zgjedhor dhe do të garantojnë një lojë të ndershme elektorale, një rezultat të pakontestueshëm nga forcat politike, që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
D’Elia: Zgjidhja të gjendet në rrugë parlamentare
Ambasadori italian ka shprehur dje mbështetjen për zgjidhjen e çështjes së deputetëve që kane hyrë në grevë urie kundër Kodit Zgjedhor. Saba D’elia, kreu i ambasadës italiane në vendin tonë bëri të ditur se grevën e sheh si mjaft demokratike dhe të vendosur. D’Elia i bëri thirrje partive politike në vend, që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët, ndërsa e vlerëson grevën e 10 deputetëve si një nismë demokratike. “Sigurisht që jam në dijeni të grevës së 10 deputetëve, e cila në gjykimin tim është një nismë demokratike dhe shumë e vendosur siç është vërejtur deri tani. Gjithsesi, unë uroj që të gjendet sa më pare një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët dhe e gjitha kjo të bëhet në rrugë parlamentare”, - deklaroi ambasadori D’Elia. Këto komente zoti D’Elia i bëri pasi asistoi në stërvitjen e përbashkët ushtarake italo-shqiptare të quajtur “Era e Paqes”. Ndërkohë që mesazhi i ardhur gjatë javës së shkuar nga ana e KE-së ishte ai i miratimit sa më parë të një Kodi të ri Zgjedhor, por ky i fundit të jetë transparent, i pakontestueshëm dhe të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Njëkohësisht kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një takim edhe me katër ambasadorë të rëndësishëm të vendeve të BE-së, mes tyre edhe Helmuth Lohan.
200 intelektualë firmosin letrën për krerët e shtetit
Rritet numri i intelektualëve në vend, që mbështesin dhe solidarizohen me grevistët. Mbi 200 intelektualë, mes tyre ish-presidentët, Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani, akademiku Ylli Popa, shkrimtarë, dekanë, mjekë, analistë dhe gazetarë kanë firmosur një peticion në mbështetje të deputetëve grevistë. Publicisti Fatos Lubonja, një nga firmëtarët e këtij peticioni, u shpreh se kjo grevë bëhet për të mbrojtur parimet e demokracisë. “Shikoj një rrezik në rritje të monopolizimit të politikës nga PD dhe PS, që nënkupton ngushtim hapësirash për lirinë dhe të vërtetën. Heshtja është shenjë e arrogancës, me të cilën kanë bërë këtë ligj dhe treguesi i rrezikut që paraqesin ashtu siç kanë treguar më parë, se nuk kanë bërë dialog për të vendosur Kodin Zgjedhor”, - shprehet Lubonja.
Tola, Braho e Gjini, situatë të rëndë shëndetësore
Gjendja shëndetësore e 10 deputetëve ka ardhur duke u përkeqësuar edhe gjatë ditës së djeshme. Deputeti Ymer Tola është në gjendje më të rëndë, pasi është prekur nga hepatiti viral. Ky i fundit në mbrëmjen e dy ditëve më parë është larguar për në urgjencë dhe u rikthye sërish dje në ambientet e grevës. Lajmi u konfirmua edhe nga zëdhënësi i grevës, i cili komunikoi me grevistët gjatë paradites së djeshme. “Tola i është rikthyer grevës. Është dhënë alarm nga ministria dhe mjekët për disa analiza të gjakut. Ai është rithirrur për të bërë sërish analizat që i kanë dalë më keq se të parat”, - pohoi Prifti. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe deputeti Spartak Braho, i cili, sipas Priftit, tashmë nuk ka mundësi fizike për të lëvizur. Edhe gjendja shëndetësore e deputetit Frrok Gjini është rënduar, pasi ai ka refuzuar të marrë edhe ujë apo serume.
Organizatat civile mbështesin grevën e urisë
Deputetët grevistë mbështeten publikisht edhe nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga minatorët. Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, nëpërmjet një deklarate shtypi, shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e transparencës së nevojshme në përgatitjen e Kodit të ri Elektoral dhe procesit zgjedhor. Ata propozojnë një paketë parimesh në dobi të garantimit të një procesi zgjedhor, të barabartë dhe të gjithëpranuar. Gjithashtu, edhe minatorët nëpërmes një deklarate për shtyp deklaruan publikisht përkrahjen e grevës, duke kërkuar nga përfaqësuesit e shtetit dhe ata ndërkombëtarë, të gjejnë një zgjidhje për krizën politike dhe të garantojnë gjithëpërfshirje në procesin zgjedhor. Greva e deputetëve sot ka hyrë në ditën e tyre të shtatë, dhe ndërkohë ende nuk është gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre.