Kodi Zgjedhor votohet te henen ne parlament

do te mbylle edhe kete sesion parlamentar. Mazhoranca dhe opozita kane rene dakord qe ne kete seance te miratojne Kodin e ri Zgjedhor me ndryshimet me te fundit, te realizuara pas kthimit te dekretit nga Presidenti i Republikes.
Megjithese Kodi u miratua me shumice votash dhe me konsensusin e dy partive te medha, kjo nuk e pengoi aspak kreun e shtetit ta rikthente ne Kuvend ligjin, duke i kerkuar Parlamentit ta rishikonte ate. Komisioni i reformes, i rimandatuar vendosi qe t’i lere kohe nje jave Presidentit te shpalle daten e zgjedhjeve pas miratimit te ligjit ne Fletoren Zyrtare.
Gjithashtu, komisioni i reformes, per t’ia “lehtesuar” punen Presidentit i ka percaktuar atij datat 21 dhe 28 qershor qe ai te zgjedhe njeren si dite te zgjedhjeve te shqiptareve. LSI dhe PDK kane paraqitur disa amendamente, ku kerkohet te diskutohen per te amenduar Kodin Zgjedhor. Drejtuesit e LSI-se bene te ditur se ne mbledhjen e se merkures ne komisionin e reformes, amendamentet e tyre nuk u moren parasysh, por u la qe ato te paraqiteshin per shqyrtim dhe diskutim ne sallen e Kuvendit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code