Kodi i gabuar i Thaçit për marrëdhëniet shqiptaro-serbe
Nga Besnik KRYEZIU
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i bëri ftesë publike Presidentit të Serbisë Boris Tadiç, për një takim në zyrën e Tij në Kryeministri. Nga Çagllavica e ftoi Tadiçin për dorështrëngim dhe bisedime ndërshtetërore. Ndonëse në esencë kjo lloj ftese nuk ishte asgjë më shumë se sa një lojë fjalësh e pamenduar ( ose e menduar gabimisht ) nga ana e kryeministrit Thaçi, ose thënë më mirë ishte diçka ballkanase për efekte propagandistike. Megjithatë kjo ftesë e do një trajtim pak më serioz se sa mos serioziteti që tregoi kryeministri Thaçi në ditën kur e bëri ftesën për një takim mes tij dhe Tadiçit. Dihet botërisht se cilat ishin marrëdhëniet shqiptaro - serbe gjatë gjithë historisë në të kaluarën, por gjithashtu dihen edhe ato aktuale se cilat janë. Duke i ditur këto marrëdhënie me të drejtë shtrohet pyetja se: për nga kjo lehtësi e kryeministrit Thaçi për një takim me Tadiçin? Për më shumë çështja e marrëdhënieve shqiptaro- serbe nuk ishte dhe nuk është në dorën dhe vullnetin e kryeministrit Thaçi dhe popullit shqiptar. Kjo çështje ishte dhe mbetët ekskluzivisht në dorën dhe vullnetin e popullit serbë dhe elitave politike atje. Mendimi i kryeministrit Thaçi se ai e ka zbuluar kodin i cili do të hapte një faqe të re në marrëdhëniet shqiptaro- serbe, jo vetëm që është i gabuar por është edhe krejt i panevojshëm, qoftë edhe si përpjekje për ta zbuluar këtë kod në rrethanat aktuale kur dihet qëndrimi i elitave politike në Serbi për Kosovën dhe proceset politike në tërë Ballkanin. Edhe pse Kosova ka bërë një vit si shtet i njohur ndërkombëtarisht si dhe kemi gati dhjetë vite që kur u detyruan forcat serbe të largohen nga Kosova marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve kanë mbetur armiqësore dhe kjo jo për fajin e shqiptarëve por për fajin e vetë politikës serbe e cila nuk po mundet me dalë nga lëkura e politikës shoviniste që është hartuar nga Akademia serbe e shkencave dhe më pastaj është zbatuar nga politikanët serbë ku si më i devotshmi për zbatimin e saj u tregua kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviç. Në fakt nuk është edhe shumë e rëndësishme se kur do të takohen Thaçi dhe Tadiçi dhe se kur do të buzëqeshin me hipokrizi politike para opinionit publik (mbase ata edhe mund të jenë takuar për shtrëngim duarsh rastësisht në ndonjë takim ndërkombëtar larg syve të opinionit publikë?!). Se sa e rëndësishme është pyetja se a janë marrëdhëniet mes dy shteteve dhe popujve aq të mira sa ka mbetur vetëm shtrëngimi i duarve mes kryeministrit Thaçi dhe presidentit serb Boris Tadiç? Absolutisht jo. Këto marrëdhënie nuk kanë vetëm dimensionin e shtrëngimit të duarve dhe buzëqeshjeve me hipokrizi brenda vetes, por në vetvete kanë shumë më shumë se kaq; kanë dimensionin historik dhe politik i cili edhe me dëshirën më të madhe të kryeministrit Thaçi nuk do kalohet aq lehtë. Shikuar nga shumë aspekte politike dhe juridike ne nuk jemi në paqe me Serbinë por jemi në një luftë të ngrirë e cila si pasojë e dëshirës serbe për ta parë Kosovën nën pushtimin e saj do të shpërthente shumë shpejt po të mos ishte NATO-ja në Kosovë. Serbia dhe elita politike e intelektuale e saj jo vetëm që nuk ka kërkuar falje për pushtimin dhe vuajtjet e panumërta ndaj popullit shqiptar por ajo po vazhdon ta ushqejë iluzionin serbomadh se Kosova është pjesë e pandarë e territorit dhe kulturës serbe duke e futur Kosovën edhe në preambulën kushtetuese të shtetit serb edhe përkundër realitetit të ri politik që ka ndodhur, realitet i cili nuk do të kthehet kurrë mbrapsht do apo nuk do Serbia dhe populli serb. Ne kemi ende varre të hapura duke pritur që ti mbyllim një ditë së bashku me kapitullin e hidhur të luftës së përgjakur por që Qeveria dhe Presidenti serb po na i mbajnë peng edhe të vdekur të dashurit tanë të cilët pasi i vranë në mënyrat e tyre shoviniste dhe jashtë çdo norme morale të njerëzimit i bartën fshehurazi nga opinioni botëror për në Serbi me qëllimin e vetëm: ta fshehin krimin. Po mundohem ta kuptoj dëshirën e kryeministrit Thaçi për shtrëngim duarsh me Tadiçin por e kam tmerrësisht të pamundur sepse paqja është e mundur vetëm me ata që e denoncojnë dhe nuk e fshehin krimin, ndërsa Presidenti serb me të cilin kryeministri i vendit tim ka aq dëshirë që ti shtrëngojë duart, në presidencën e tij, aty afër mund të ketë ndonjë gropë që quhet varr masiv ku shumë bashkëkombës tanë edhe për së vdekuri bërtasin që të lirohen nga peng -mbajtja serbe e të vijnë e të prehën në vendin e tyre stërgjyshor. Ka aq shumë vite që shumë nëna shamizeza kanë mbetur me duar në gji me shikimin e ngrirë ka dera e oborrit se mos vallë do të hapet ajo derë e shkretë nga të dashurit e tyre, por kotë; ata nuk po vijnë as të gjallë e as të vdekur sepse shteti serb po bënë ende pazare politike me ta dhe familjet e tyre duke shfrytëzuar me dinakëri heshtjen e pakuptimtë të ndërkombëtarëve të cilët nuk folën me gjuhën që duhej të flisnin në të vërtetë por e ledhatuan Serbinë sikur ajo të ishte viktima. Paqja e vërtetë mes popullit serbë dhe popullit shqiptarë do të ndodhë vetëm atëherë kur populli serbë do ta kuptojë peshën historike që bie mbi të përballë popullit shqiptarë. Paqja e vërtetë do të ndodhë kur elita politike dhe intelektuale serbe do t´ia shpjegojnë popullit serb të vërtetën mbi Kosovën dhe shqiptarët, sepse kjo e vërtetë ende po i fshihet dhe po manipulohet me të për interesa të brendshme politike. Paqja e vërtetë do të ndodhë kur nxënësit dhe studentët serbë në shkolla dhe universitete do të mësojnë për të keqen e hidhur, se një vend dhe një popull është mbajtur i pushtuar dhe është vrarë shumë barbarisht, është dëbuar në mënyrë të dhunshme nga trojet e veta, është groposur në mënyrën më poshtëruese anekënd atdheut të tyre, Serbisë. Paqja do të ndodhë kur populli serbë do të pranojë se nuk janë shqiptarët fajtorët për këtë histori të ndërlikuar dhe me një barrë të rëndë për gjeneratat e reja, por se fajtorë janë elitat intelektuale dhe politike serbe; ata duhet ta pranojnë se për sa do të ekzistojë bota dhe njerëzimi historia e tyre do ta ketë anën e errët me në krye Sllobodan Milloshoviçin; ata duhet ta pranojnë se jo vetëm gjermanët e kanë një Hitelir të tyre të hidhur por se edhe ata e kanë një të tillë dhe ai është i tyre dhe nuk do tua merr kush. Paqja do të ndodhë kur populli serbë lumturinë dhe zhvillimin e vet nuk do ta lidh me domosdoshmërinë e tyre historike që shqiptarët me doemos duhet të jenë të pushtuar dhe rrjedhimisht të pazhvilluar. Paqja do të ndodhë kur populli serbë do ta kuptojë se ka vdekur ëndrra që raca e tyre ta mbizotërojë botën kur ta kuptojnë se edhe racat tjera e në këtë rast edhe populli shqiptarë, s´janë asgjë tjetër përpos pjesë e barabartë e njerëzimit dhe botës ku jetojmë. Por edhe përkundër dëshirës së kryeministrit Thaçi për shtrëngim duarsh me Tadiçin, kjo nuk do të ndodhë as sot e as nesër sepse popullit serbë ia kanë djegur shpirtin elitat politike dhe intelektuale në emër të nacionalizmit të rrejshëm serb, gjë për të cilën konsideroj se duhet të ndjejmë pak keqardhje ne të gjithë sepse njerëzit me shpirt të djegur nuk janë gjë tjetër përpos kufoma të gjalla që mundesh ti bartësh dhe ti dërgosh nga të duash. Këtë shkrim timin le të më lejohet ta përfundoj me një mesazh për popullin serb nga shkrimtari i njohur izraelit David Grosman, i cili i pyetur se: a e ndjen vetën të lodhur nga angazhimi shumë vjeçar për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve, thotë:´´ Po, ndihem i lodhur. Kjo është një punë, një përpjekje tej mase frustruese sepse e shihni se sa është vështirë të thuash e pamundur që të ndikosh në tejkalimin e frikës e cila e bllokon mendje njerëzore. Pastaj kujtoj që njerëzit janë të bindur që nuk bën ndryshe, apo që janë të gjykuar të luftojnë gjatë gjithë kohës. Më duhet të them ky qëndrim më tmerron. Unë nuk dua të jetoj jetën e një viktime, nuk dua të jetoj jetën e dikujt që është i mallkuar të vuaj dhe që vuajtjen pastaj t´ia imponoj tjetrit. Unë jam i sigurt se ka edhe rrugë tjetër. Edhe pse jam i lodhur siç pranova më parë kam bindjen që nuk kam të drejtë të bie në një luks të dëshpërimit. Sepse cila është alternativa tek e fundit? Të vazhdojmë të vritem