Kodi i peste i sigurise Zguri I shenuar ne procesverbal
Vazhdojnë polemikat mes socialistëve dhe demokratëve për kodin e sigurisë 5 në kutitë e materialeve zgjedhore. Anëtari i KQZ-së, Klement Zguri thotë për AS se kodi i pestë i sigurisë së kutisë është i shënuar në procesverbalet e firmosura nga komisionerët e PS dhe PD.
“Përsa PS ngre pretendimin që ka të bëjë me kodin e pestë besoj se është një nga kodet më të sigurta që mban kutia e votimit. Është një kod i cili mbyll pjesën hyrëse ku futen fletët e votimit dhe pas këtij procesi nuk ka asnjë arsye për tu hequr. Ky kod është i shënuar në dy dokumente zgjedhore, përkatësisht në procesverbalin e mbylljes së kutisë së votimit dhe në librin e protokollit të Komisionit së qendrës së votimit”- tha Zguri.
Lidhur me mos-rakordimin e fletëve të votimit me numrin e votuesve, KQZ e interpreton këtë çështje si një gabim njerëzor.
“Besoj janë të paarsyeshme e të pabaza pasi ka rakordim të plotë. Janë thjesht disa disakordime qe vijnë për shkak të gabimeve njerëzore. Nuk është vetëm kjo shifër që bën një vlerësim të tillë. Në rast se do të shikojmë dhe rakordojmë të gjithë elementët që përmban procesi, pra fletët e votimit të dorëzuara, fletët e dëmtimit të dëmtuara, kundrafletët, fletët e votimit të përdorura, kanë një përputhje të plotë të tyre. Bëhet fjalë vetëm për ndonjë gabim njerëzor që ndodh me personat qe kanë votuar dhe fletët e votimit të gjetura në kuti”- tha Zguri.
Duke iu referuar qëndrimit të fundit të BE drejtuar politikës për respektimin e institucioneve, anëtari, Zguri pohon se KQZ është përballur me reagime të forta politike dhe jo juridike.
Erjon Ajazi