Kujdestaria e jetimeve Seferi Familje per 80 jetime
Shumë shpejt, në vend do të fillojë të aplikohet për fëmijët jetimë kujdestaria e përkohshme, apo alternative. Ende nga autoritetet përkatëse nuk është përcaktuar se sa do të jetë koha e qëndrimit të fëmijëve në këto familje, por kjo sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Punës, është një nga rrugët më të mira për t’u ofruar ndihmë kësaj katëgorie. Në procesin e vendimarrjes, për kalimin e fëmijëve në këto familje, do të vendosë pushteti vendor.
“Parimisht dhe fillimisht janë përzgjedhur fëmijët të cilët janë në institucione, në institucionet e përkujdesit social. Dhe më pas janë identifikuar fëmijë nga administratorët shoqërorë ose nga organizatat jo fitimprurëse të cilat kanë pasur kërkesa për aplikime nga vetë familjarët. Janë këshillat e kujdestarisë në nivel bashkie dhe në të gjitha rajonet e vendit që marrin dhe vendime për atashimin e këtij fëmije në familjen kujdestare”-thotë Denada Seferi, Drejtoreshë e Politikave dhe Shërbimeve Sociale në Ministrinë e Punës .
Nisma për kujdestarinë e përkohshme është aplikuar fillimisht si një projekt pilot në dy qarqe të vendit, në Tiranë dhe Shkodër në 80 familje.
Edlira Sulejmani