Shkelen te drejtat CRCA Ka baze ligjore per strehimin
Strehimin e jetimëve pas moshës 18 vjeç e ngrejnë si shqetësim dhe autoritetet që mbrojnë të drejtat e tyre. Ata shprehen se bazat ligjore për t’u siguruar të gjitha kushtet këtij kontigjenti ekzistojnë, por prej vitesh ato neglizhohen nga strukturat vendimarrëse. Kështu shprehet për “AS”, kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Altin Hazizaj.
“Akoma më problematike do të thosha, bëhet çështja kur këta fëmijë mbushin 18 vjeç, pra bëhen të rinj, supozohet që janë njerëz që do të shkojnë në fakultet ose do dalin në jetë për të punuar. Duke ditur që i gjithë sistemi i komunave dhe bashkive në Shqipëri, nuk është i përgatitur për të zgjidhur problemet sociale të qytetarëve të vet sepse kanë mangësi në ofrimin e shërbimeve, viktimat e mungesës së shërbimeve bëhen njerëzit më vulnerabël, pra njerëzit në nevojë, pikërisht jetimët. Nuk besoj se është çështje e kuadrit ligjor, sepse në lidhje me jetimët, kuadri ligjor është shumë i plotë”-tha Hazizaj.
Të dhënat zyrtare tregojnë se aktualisht janë rreth 197 të rinj, mbi 18 vjeç që jetojnë në konviktet e shkollave të mesme. Nga 900 të rinj të cilët kanë dalë nga dyert e konvikteve, 356 marrin ndihmë ekonomike, ndërkohë që 217 vazhojnë të qëndrojnë në listat e pritjes për punë.
Edlira Sulejmani