Kontrolli i ushqimeve DSHP Te mbyllet tregu ambulant
Inspektimet në lidhje me kushtet higjeno - sanitare në baret e restorantet e kryeqytetit gjatë sezonit të verës do të kryehen edhe gjatë fundjavës. Kjo garanci vjen nga kreu i Drejtorisë së Shëndetit Publik, në Tiranë, Mëhill Gecaj. Ai thotë se kështu do të mund të shmangen problemet shëndetësore për konsumatorët. Gecaj sqaron për AS, se kontrollet shtohen, pasi të shtunë dhe të djelë, ka më shumë fluks njerëzish nëpër restorante, por dhe problemet nga helmimet ushqimore janë më në masë.
“Jemi duke marrë ekzaminime dhe mostra laboratorike. Përsa I përket akullores fastfood-eve jemi duke marrë mostra analiza laboratorike përsa I përket akullit. Kjo do te ndiqet nga ana e Inspektoriatit Sanitar SHtetëror. Kemi hartuar edhe një program pune përsa I përket ditëve të pushimit. Të shtunave dhe të dielave besoj që ne do të jemi në terren për të monitoruar, inspektuar, të gjitha këto subjekteve të cilat ofrojnë shërbim për komunitetin’ thotë Gecaj.
Tregëtarët ambulantë janë ata që ndikojnë më tepër për përhapjen e çrregullimeve gastrointensinale, ndaj Gecaj akuzon policinë bashkiake, e cila nuk merr masa për të ndaluar aktivietin e tyre.
“Problemi i ambulatorëve është problem shqetësues përsa I përket Drejtorisë së Shëndetit Publik. Këtu është problemi I institucioneve vendore që këta ambulantë nuk janë pajisur me leje dhe akt- miratimi higjeno- sanitar, libreza shëndetësore. Ata nuk duhen lejuar të veprojnë si të tillë pasi paraqesin rrezikshmëri në mënyrë permanente”- tha Gecaj.
Në këto kushte vetë qytetarët duhet të jenë më të kujdeshëm, pasi nuk duhet të konsumojnë produktet e ambulantëvë, të cilat i tregëtojnë në kushte të pasigurta duke riskuar dhe shëndetin e tyre.
Julia Bardhushi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 22 qershor 2011 )