E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi i ri KQZ 10 propozime per partite politike

Ristani Shtim numrit te komisioneve dhe qendrave te numerimit Dorezimi i listave te zgjedhesve te behet para afatit 30-ditor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbardh propozimet e tij lidhur me ndryshimet qe duhet te behen ne Kodin Zgjedhor. Kreu i KQZ-se Arben Ristani shpjegoi dje se 10 propozimet e ketij institucioni kryesisht lidhen me afatet e procesit te numerimit te votave. Rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve te fundit te zhvilluara ne 28 qershor 2009 zgjaten pertej afateve te parashikuara. Nje tjeter problem i ngritur nga kreu i KQZ-se eshte nevoja per te marre masa qe partite politike te mos bllokojne procesin me ate qe eshte cilesuar si kutia e fundit. Nderkohe qe ai propozon gjithashtu qe pushteti lokal te dorezoje fletet e votimit me heret se afati 30-ditor i parashikuar ne ligj aktualisht.

Propozimet

Nje nga ndryshimet eshte shtimi i komisioneve te nivelit te dyte dhe rrjedhimisht shtimi i vendeve te numerimit te votave. Gjithashtu nje nga pengesat kryesore ka qene ajo qe ka marre emrin kutia e fundit. Pra bllokimi i procesit te numerimit kur vinin kutite e fundit pasi partite politike e dine se cfare rezultati mund te prodhojne ato kuti. Nga praktika kombetare eshte me interes te shikohet mundesia qe fletet e votimit te perzihen para se te filloje numerimi ne menyre qe forcat politike te mos dine deri ne fund se si shkon rezultati. Ose ne jemi duke pare mundesia per te mos futur ne procesin e numerimit kutine e materialeve zgjedhore - deklaroi Ristani. Kreu i KQZ-se propozon edhe nje sere ndryshimesh te tjera te cilat lidhen afatin e dorezimit te listave te zgjedhesve te domosdoshme ne procesin e prodhimit te fleteve te votimit. KQZ kerkon qe pushteti lokal ti dorezoje ato edhe me heret se afati 30 ditor qe parasheh ligji. Por miratimi i tyre eshte ne doren e partive politike dhe ne kete rast KQZ ka gjithnje kodin e vjeter per te administruar zgjedhjet. Kodi Zgjedhor i cili eshte ne fuqi eshte nje ligj modern bashkekohor dhe per kete arsye mendojme venia ne zbatim e kodin zgjedhor qe eshte ne fuqi - pohon kreu i KQZ-se nderkohe qe eshte bere publik dhe me here propozimi i KQZ-se per te kufizuar te drejtat e partive per te ndryshuar komisioneret deri ne momentet e fundit. Subjektet politike me kodin aktual kane mundesi te ndryshojne komisioneret deri ne momentin e fundit para se te nise procesi zgjedhor por kjo gje ul cilesine e procesit sepse behet e pamundur trajnimi i komisionereve. Ceshtja e reformes zgjedhore u la pezull ne takimin e pare te partive per kete qellim. PS kembengul ne transparencen e zgjedhjeve te 2009-s dhe kerkon hapjen e kutive te materialeve zgjedhore. Ristani thote se neni 178 i Kodit Zgjedhor eshte i qarte hapja e tyre con ne djegien e fleteve te votimit. Absolutisht askush nga ne nuk ka asnje shans te veproje ne kundershtim me ligjin. Pavaresisht se ne nuk kemi vepruar deri tani kemi shfrytezuar nje hapesire ligjore se nuk caktohet koha e sakte kur duhet te hyje ne veprim. Ligji percakton se materialet zgjedhore shkojne ne arkivin e shtetit ndersa fletet e votimit dhe kundrafletet digjen - theksoi ai.

Propozimet e KQZ-se per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor

Te shtohet numri i komisioneve te nivelit te dyte

Te shtohet numri i qendrave te numerimit te votave

Te kufizohen te drejtat e partive politike per ndryshimin e komisionereve

Te perzihen fletet e votimit qe te mos bllokohet procesi i numerimit te kutia e fundit

Dorezimi i listave te zgjedhesve te behet para aftit 30-ditor etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›