E Shtunë, 31 Tetor 2026

Standardizimi i FA Siguria miraton draftin

Kuvendi miraton plotesimin e kuadrit ligjor per standardizimin ushtarak te Forcave tona te Armatosura nje detyrim ky qe rrjedh pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO e qe parashikon plotesimin e 300 standardeve deri ne vitin 2015. Per ministrin e Mbrojtjes Arben Imami i cili raportoi perpara Komisionit te Sigurise sistemi i standardizimit ushtarak ne forcat e armatosura klasifikohet ne tri kategori ate operacional material dhe standarde administrative. Sistemi i standardizimit ne FA perfshin pranimin pergatitjen publikimin dhe zbatimin e standardeve ushtarake shqiptare ne perputhje me standardet dhe percaktimet e NATO-s. Megjithese standardizimi eshte nje angazhim vullnetar i vendeve te Aleances lsquoPolitika e NATO-s mbi standardizimin orienton qe vendet aleate te zbatojne sa me shume te jete e mundur standardet e Aleances dhe ne shume raste kerkon zbatimin e detyrueshem te disa standardeve te vecanta me vlera te perbashketa universale - tha Imami. Ai shtoi se marreveshjet e standardizimit STANAG dhe Publikimet e Aleances AP jane shtylla kryesore ne te cilen mbeshteten operacionet ushtarake te drejtuara nga Aleanca. Klasifikimi i standardeve bazuar dhe ne lsquoPolitiken e NATO-s per Standardizimin behet ne tri kategori standarde operacionale standarde materiale dhe standarde administrative te cilat ndahen me pas ne nenkategori sipas fushave specifike bazuar ne ekspertiza te vecanta. Perafrimi i vazhdueshem i politikave te zhvillimit koncepteve organizimit strukturor drejtimit procedurave standarde te veprimit te njesive te FA-se si dhe zhvillimi i niveleve te pranueshme te nderveprimit do ti coje Forcat e Armatosura Shqiptare drejt pjesemarrjes se suksesshme ne operacione te perbashketa me vendet e tjera te Aleances - theksoi ministri i Mbrojtjes. Projektligji kaloi me konsensusin e paleve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›