E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi i ri Zgjedhor,financimi i subjekteve zgjedhore



Shpërndarja dhe rishpërndarja e fondeve publike për subjektet zgjedhore

1. Subjektet zgjedhore përfitojnë financime nga fondet publike sipas rregullave të përcaktuara në këtë kod. Sasia e fondeve publike që do t’u shpërndahen subjekteve zgjedhore caktohet me vendim të Kuvendit së bashku me buxhetin e zgjedhjeve sipas këtij kodi.

2. Sasia e fondeve publike që u shpërndahet secilit prej subjekteve zgjedhore caktohet me vendim të KQZ-së sipas rregullave të mëposhtme:

a) 50 për qind e shumës ndahet ndërmjet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që kanë mandate në Kuvend, e përcaktuar kjo sipas vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pararendëse. Kjo shumë u jepet këtyre partive politike nga KQZ-ja jo më vonë se 5 ditë pas regjistrimit të tyre si subjekt zgjedhor dhe paraqitjes së listës shumemërore për çdo njësi zgjedhore.

b) 50 për qind e shumës së përgjithshme ndahet midis partive politike të regjistruara si subjekt zgjedhor dhe që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin kanë marrë jo më pak se 3 vende në Kuvend, në raport me votat e marra prej tyre në shkallë kombëtare sipas vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

3. Partia që ka përfituar fonde publike sipas germës “b” të pikës (1) të këtij neni dhe që nuk fiton asnjë mandat nga zgjedhjet e radhës, duhet të kthejë shumën përkatëse të përfituar. Depozitimi i këtyre shumave bëhet në llogarinë bankare të KQZ-së. Kthimi i fondeve bëhet jo më vonë se 30 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Në rast të mospërmbushjes e këtij detyrimi pa shkaqe të përligjura, KQZ-ja i kërkon Ministrit të Financave që të urdhërojë Zyrën e Thesarit që këto shuma t’i mbajë nga fondet e tjera buxhetore që përfitojnë këto parti dhe t’i kalojë ato në buxhetin e KQZ-së.

4. Partia e cila sipas pikës (2) nuk kthen fondet përkatëse humbet të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet, si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e radhës, pavarësisht llojit te tyre, as vetëm dhe as si pjesëtare e ndonjë koalicioni.

5. Fondet e kthyera sipas pikës (2) të këtij neni, me vendim të KQZ-së, u rishpërndahen partive politike të cilat kanë marrë vende në Kuvend. Shpërndarja bëhet në përqindje të njëjtë me përqindjen e vendeve të fituara në zgjedhjet e radhës. Vendimi merret nga KQZ-ja jo më vonë se 30 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

6. Në rast se fondi sipas pikës 4 të këtij neni nuk është kthyer plotësisht nga subjektet zgjedhore, ky fond i kompensohet KQZ-së nga buxheti i shtetit.

7. KQZ-ja nxjerr udhëzim për kriteret dhe procedurat në zbatim të pikave 3, 5 dhe 6 të këtij neni.

Partitë që përfitojnë (në lekë)

Partia Republikane 1.774.303

Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut 721.057

Partia Demokristiane 2.588.771

Partia Demokrate e Re 2.883.426

Partia Agrare Ambientaliste 479.018

Lëvizja Socialiste për Integrim 5.219.118

Totali 13.665.693 lekë

Partitë në borxh

Partia Demokratike 5.493.882

Partia Socialiste 5.215.770

Partia Socialdemokrate 1.809.099

Partia Aleanca Demokratike 336.934

Partia Demokracia Sociale 810.009

Totali 13.665.694 lekë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›