Kodi i ri zgjedhor, një në tre emra të jetë grua

Një sërë organizatash të të drejtave të grave në qarkun e Shkodrës ka firmosur një peticion që kodi i ri zgjedhor 1 në 3 emra në listat për deputete të jetë grua. Kjo kërkesë që vjen në emër të shoqërisë civile që prej vitesh mbështet fuqizimin e pjesëmarrjes së gruas në politike, është edhe pjesë e rëndësishme e rekomandimeve që OSBE- ODIHR dhe BE i kanë bërë ligjvënësit.
Gratë përbëjnë thuajse 51% të popullsisë në Shqipëri. Ato janë grupi më i madh shoqëror në vend, por ato përfaqësohen vetëm me 22 gra ose më pak se 16% e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Në nivelin e qeverisjes vendore përfaqësimi i grave është ende më i ulët. Vetëm 3 gra janë kryetare bashkie ose më pak se 1% e drejtuesve vendorë.