Turizmi rritet me profesionalizëm
Turizmi shqiptar njohu vitin e shkuar një rritje thelbësore, që erdhi kryesisht falë një fluksi të shtuar vizitorësh dhe shndërrimit të rajonit si një i tërë në një atraksion botëror të rëndësishëm. Por, edhe pse rritja sektoriale me 20% - siç evidentoi Banka e Shqipërisë, vështirë se mund të përsëritet sivjet, një gjë është e sigurt: performanca e operatorëve turistikë vendas duhet të rritet më shumë se kaq.
Vitin e shkuar, gati gjysmën e vizitorëve e përbënë shqiptarët emigrantë, të cilët sollën në turizmin shqiptar gjithsesi jo më shumë se një të tretën e 900 milionë eurove që hynë në vend si dërgesa monetare nga jashtë prej shqiptarëve në botë. Kjo hyrje e kënaqshme turistike ndërshqiptare shpesh ka prodhuar te shumë operatorë bindjen se volumet e shitjeve të tyre do të mbesin premtuese, pavarësisht ofertës, apo pasurimit të saj. Kriza pritet të japë një përgjigje edhe për këtë iluzion.
Një numër operatorësh kanë hedhur hapa të rëndësishëm për të pasuruar ofertën e tyre, duke reflektuar natyrshëm një prirje tjetër. Ekspertët e sektorit e konsiderojnë të natyrshme përpjekjen për të tërhequr në vijim kryesisht vizitorët e huaj dhe për të zgjatur kohëqëndrimin e tyre.
Shumë frymë është harxhuar nga individë dhe organizata për t‘i mëshuar idesë së promovimit të vendit në arenën ndërkombëtare. Por ky proces nuk mund të realizohet njëanshëm. Për të përmirësuar ofertën dhe pa garantuar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e saj, performanca sektoriale rrezikon t‘i zhgënjejë vizitorët që sivjet mund të jenë më të rrallë, por gjithsesi më cilësorë në kërkesa.
Sektori i turizmit shqiptar ka nevojë urgjente të riformatojë politikat e veta të cilësisë, përkundër një klientele ndërkombëtare që kërkon të marrë më shumë nga ato parà që do të shpenzojë. Gara ndërkombëtare - duke përfshirë atë rajonale, do të jetë më e ashpër dhe më direkte në kushtet e krizës. Dhe pikë së pari ajo do të bëhet mbi cilësinë e shërbimeve.
Është urgjente që ndërsa vendi bëhet gati të sfilojë në televizionet kryesore botërore si "Euronews", operatorët - në nivel vendi - të vlerësojnë dhe ndërhyjnë për përmirësimin e aspektit menaxherial, informatizojnë proceset e punës dhe të kontrollit të saj, të rimodelojnë teknikat e komunikimit të tyre, të fokusojnë më mirë marketingun, duke synuar përmirësimin e imazhit, pa humbur për asnjë çast vëmendjen nga burimet njerëzore dhe nga vlera e njerëzve që realizojnë shërbimet e tyre.
Është joprofesionale që një operator turizmi, qoftë dhe sezonal - të rrijë në gjendje pasive dhe të presë fundin e pranverës për të nisur nga planifikimi i punës. Nevoja për realizimin në kohë të planifikimit vjetor të aktivitetit, për të detajuar në letër dhe në praktikë organizimin bazë të punës, konkretizimin e procesit të kontraktimit qoftë për furnitorët, qoftë për partnerët, ndërtimi i plotë i skemës së bashkëveprimit me stafin etj., janë urgjente.
Unë nuk e di nëse ndonjë prej operatorëve turistikë të vendit ka sot mbi tryezë një analizë reale të politikës së çmimeve që do të aplikojë gjatë sezonit turistik. Mbi cilët parametra një operator ndërton fleksibilitetin e tij? Kush pritet t‘i ndikojë në çmime: luhatja e valutës, apo temperatura e ujit të detit?
Asnjëra prej tyre. Turizmi është një industri - një industri shërbimesh, tërësore dhe plotësuese me njëra-tjetrën, ku të gjitha elementet pasurojnë vizionin e një vendi, i cili zakonisht e ka një emër, njihet deri në një farë shkalle sipas një perceptimi global. Turizmi shqiptar ka fatin që të bëhet lokomotivë e ndërtimit të markës shqiptare në botë dhe ta promovojë Shqipërinë si një vend jo vetëm i bukur, por edhe i sigurt, në zhvillim dhe me kërkesa ndaj vetes.
Unë jam i bindur se ky sektor ka nevojë për një kreativitet më të gjallë dhe më shumë seriozitet në prezantimin e produktit. Këtu bën pjesë edhe fokusi në zgjedhjen e klientelës së synuar.
Kështu, vizitorët nga Maqedonia na gjetën, nuk i gjetëm ne ata. Ata erdhën dhe ne kuptuam se nuk u kishim folur asnjëherë drejtpërdrejt për burimet tona turistike apo ofertat. Asnjë prognozë nuk ishte bërë për të kuptuar më herët se ata që vinin, se Shqipëria e kishte shansin të përthithte një klientelë maqedonase. Dhe ky është vetëm një shembull.
Sot operatorët e sektorit e kanë një shoqatë të tyre dhe ky hap i rëndësishëm kam bindjen se do të prodhojë më shumë rezultate në terren. Ky hap do të ofrojë padyshim më tej operatorët turistikë dhe agjencitë turistike.
Por, me gjithë komunikimet e brendshme pozitive, është nevojë urgjente forcimi i lidhjeve me agjencitë turistike ndërkombëtare, të cilat në shumë raste kanë partnerët e tyre në Shqipëri - si garantë të cilësisë së promovuar.
Vetëm kështu rritja e sektorit do të jetë jo vetëm për së jashtmi në shitje dhe të ardhura, por edhe një rritje e brendshme - cilësore dhe e besueshme, me qëndrueshmëri.