Kodi penal, Komisioni përfshin propozimet e PS-së

Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në Komisionin e Ligjeve duke përfshirë në kodin penal edhe krimin zgjedhor. Komisioni ka pranuar amendamentet e propozuara nga opozita që forcojnë sanksionet për ata që prishin zgjedhjet.
Kështu falsifikimi i materialeve zgjedhore, futja e votave në kuti me qëllim ndryshimin e rezultatit dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Deri në 5 vjet dënohen edhe administruesit e procesit zgjedhor, që ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Një nga pikat më të nxehta sipas socialistëve është detyrimi i administratës për t`u përfshirë në fushatë elektorale si edhe detyrimi për pjesëmarrje në mitingje të nxënësve. Por për mazhorancën masa e dënimit për këto vepra penale është e disbalancuar.
Ndërkohë komisioni i ligjeve ka shtyrë për shqyrim ditën e nesërme gamën e veprave penale që do të konsiderohen si akte terroriste.