Sulmi në Kandahar, Topi dhe Arvizu në familjet Vogli e Peçi

Kreu i shtetit Bamir Topi dhe ambasadori I SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu kanë vizituar sot familjen e “Dëshmorit të Atdheut” Feti Vogli i cili ndërroi jetë gjatë një sulmi në Kandahar të Afganistanit.
Ndërsa i kanë shprehur ngushëllimet familjes së kapitenit Vogli, Presidenti Topi dhe Ambasadori Arvizu në një prononcim për mediat kanë vlerësuar figurën e tij.
“Shpreh vlerësimet më të mëdha për një dëshmor si Feti Vogli. Ai ka marrë pjesë me dinjitet në tre misione në Afganistan. Ngjarja ishte një kurth për forcat tona por misioni ynë në Afganistan do të vazhdojë” ka theksuar Topi.
“Askush nuk e di se përse Feti Vogli ishte personi që u vra por ai vdiq për një qëllim dhe ju duhet të jeni krenar për atë se çfarë ai ka bërë” ka theksuar ambasadori Arvizu.
Gjithashtu kreu i shtetit Bamir Topi dhe ambasadori amerikan Arvizu kanë vizituar sot edhe familjen e nëntetarit Aleksandër Peçi i cili u plagos ditën e djeshme gjatë këtij sulmi duke i uruar familjarëve shërim të shpejtë të tij.