Meta: Ftoj Edi Ramen ne takim
Rozeta Rapushi
Ilir Meta tenton bashkepunim me Edi Rame. Pas nje "lufte" te ashper, e cila degradoi deri ne hyrje ne greve urie te deputeteve te LSI, PDK dhe PS 91 per voten e lire, kreu i LSI-se Ilir Meta tha dje nga Mati, se do te tentoje te bisedoje me kundershtarin e tij Edi Rama. "Do te bej dhe nje sforco tjeter, per te kerkuar nje takim me kryetarin e PS-se, Rama qe te diskutojme me te, per garantimin e standardeve nderkombetare per realizimin e zgjedhjeve te ndershme, te lira dhe te barabarta. Nje hap drejt bashkepunimit ky, qe ndermerret ne momentin kur Presidenti Bamir Topi riktheu ne Kuvend, Kodin Zgjedhor te miratuar me konsensus prej 112 votash. Meta sqaroi se do te bente nje sforco tjeter, meqenese ka ende kohe per t'u bere rishikimi i Kodit, ne emer te evitimit te tensionit perpara zgjedhjeve dhe gjate zgjedhjeve. "Do e beja, ne emer te garantimit te standardeve nderkombetare per realizimin e ketyre zgjedhjeve te ndershme, te lira dhe te barabarta, do t'i jap edhe nje mundesi zotit Rama, qe te reflektoje, duke i kerkuar atij per t'u takuar dhe per t'i ndare nga afer edhe nje here keto principe me te", u shpreh Meta. Ai e argumentoi kete levizje qe do te ndermarre me faktin, se partia qe drejton eshte nje force teper civile dhe e emancipuar, ndaj perpjekja do te behet pavaresisht se cili do te jete reagimi i selise roze. "Nuk behet fjale per te mbrojtur thjesht votat e LSI. Te jeni te sigurt ju qe nuk ka cfare t'i beje njeri votave te LSI. Por, nuk duhet qe vendi te shkoje ne zgjedhje me nje Kod Zgjedhor diskriminues, me nje Kod Zgjedhor te padrejte, me nje Kod Zgjedhor te pandershem", shpreson Meta. Ai vleresoi se LSI, prej gati nje viti, eshte opozita kryesore ne vend, ndaj nje super mazhorance ne Parlament. Madje Shqiperine e cilesoi me fat, sepse vertet ka sot nje fatkeqesi, qe dy partite me te medha aktualisht ne Parlament dhe njekohesisht dy parti te vjetra me nje qellim te perbashket per te instaluar nje sistem oligarkik, perfitues per nje kupole dhe perjashtues per gjithe te tjeret, ka perballe nje levizje shume te madhe, qe eshte LSI.
"LSI, mundesi per te gjithe"
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta zhvilloi dje nje takim me te rinj te rrethit te Matit. Para te rinjve, Meta tha se pjesemarrja e te rinjve kudo ne Shqiperi ne jeten politike dhe perkrahja e tyre mjaft e fuqishme per LSI, tregon se zgjidhja do te jete shume e lehte. "Shqiptaret, e ne radhe te pare rinia, e kane kuptuar se, nuk mund te kete te ardhme me dy forca te vjetra, te cilat synojne te mbyllin hapesirat e lirise, te demokracise dhe te zhvillimit te ketij vendi. Sepse, ne fund te fundit, ky sistem eshte i volitshem per aq kohe sa u krijon mundesi dhe hapesira te gjitheve, per te zhvilluar talentin e tyre", u shpreh ai. Sipas tij, LSI eshte mundesi dhe mireqenie per te gjithe. Per kete arsye, kjo force politike eshte opozita kryesore ne vend dhe Parlament.