E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, ringrihet komisioni

Tiranë (start)-Komisioni për reformën zgjedhore do të ringrihet sërish, për të ndrequr disa pjesë të kodit të ri zgjedhor, kodi i cili është rikthyer në Kuvend nga presidenti i Republikës Bamir Topi. Vendimi është marrë sot nga Konferenca e Kryetarëve, e cila vendosi që të ngrihet ky komision, kjo për arsye, pasi në bazë të rregullores së Parlamentit, ndryshimet mund të bëhen vetëm nga komisioni i posaçëm. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi, pas mbledhje së konferencën së kryetarëve, deklaroi se ngritja e komisionit u arrit me një konsensus të gjerë.

Kryetarja e Grupit Kuvendor socialist, Valentina Leskaj tha se “komisioni do të shqyrtoje vetëm dekretin e Topit për çështjen e datës së dekretimit të zgjedhjeve”. Komisionit për Reformën Zgjedhore do t’i jepet një afat kohor prej 8 javësh për të shqyrtuar dekretin, por partitë brenda vullnetit të tyre mund t’i bëjnë edhe ndryshime të tjera kodit zgjedhor.

Presidenti i Republikës Bamir Topi ktheu në Kuvend kodin zgjedhor, duke pretenduar se Kodi i ri nuk linte hapësira kohore për datën e dekretimit të zgjedhjeve të reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›