Partia Demokristiane feston 17-vjetorin e krijimit të saj

Partia Demokristiane feston sot 17-vjetorin e krijimit të saj. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm personalite të jetës politike, kulturore dhe botës akademike në vend. Kreu i kësaj partie, Nard Ndoka në fjalën përshëndetëse vlerësoi lart rolin dhe kontributin e PDK-së në zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë në vend. Ai gjithashtu garantoi se vlerat e familjes do të jenë në qëndër të programit të kësaj partie. Partia Demokristiane është një nga partitë që ka ndërruar kryetarin më shpesh gjatë viteve të fundit. Sot ajo gjendet e ndarë në dy parti, njëra e drejtuar nga Nard Ndoka dhe tjetra e drejtuar nga Anton Gurakuqi.