Pollo: Miratimi i "Sfidës së mijëvjeçarit", sukses i qeverisë aktuale

Zëvendës kryeministri Genc Pollo, i ftuar në Ora News foli për çështjen ndaj ministrit të Jashtëm, Basha , për kodin elektoral si dhe për prioritetet e qeverisë në vitin e ardhshëm. Lidhur me akuzat e opozitës për çështjen "Durrës-Kukës" dhe vetë ministrit Basha, zëvendës kryeministri Genc Pollo deklaroi se "Shpesh mendohet se në demokraci detyrë e opozitës është të kritikojë, por unë gjykoj se nuk duhet të jetë vetëm kjo, opozita duhet të tregojë që është e pjekur dhe që ka aftësi qeverisëse dhe jo të bëjë akuza me fjalor jo të civilizuar". Sipas Pollos PS-ë për arsyet e veta nuk ka rritur nivelin e një opozite të pjekur dhe nuk ka vetësiguri të plotë. "Përjashtojmë konsensusin zgjedhor, që lidhej me interesin e saj vetjak, po ashtu edhe disa votime të refomës zgjedhore, mund të them se PS-ë për shkak të problemeve të saj të brendshme nuk reflekton siguri dhe besueshmëri.", deklaroi zëvendës kryeministri. Lidhur me mos dekretimin e Kodit Zgjedhor nga ana e Presidentit , Pollo u shpreh se " Presidenti e ktheu kodin për arsye teknike, por kthimi i ligjit është komplikim i panevojshëm i axhendës së Kuvendit. Mbeten për tu parë amendimet që do bëhen sa më shpejt kodi të miratohet sërish. Miratimi i kodit 6 muaj para është diçka pozitive, pasi sjell siguri për të mos u druajtur se kodi mund të ndryshojë në momentin e fundit. Nuk ka shenja nga PS-ë që do u bëjë koncension partive të tjera opozitare", tha Genc Pollo.Vitin që lamë pas Pollo e konsideroi se një vit me probleme dhe vështirësi, por edhe vit ku puna dhe reforma janë ndjerë.Si ndër reformat më të rëndësishme Pollo numëroi "Progres Raporti-n e KE-së, vlerësimim nga Tranparency International si dhe fondin prej 16 milionë dollarësh nga qeveria e SHBA-së për të luftuar korrupsionin e cila u miratua pikërisht sot në Kuvend". Megjithatë zëvendës kryeministri nënvizon se "Nëse qeveria dhe partia do kënaqej me atë që ka bërë, nuk do arrinte asgjë vitin tjetër. Në tërësi viti i tretë i mandatit është një vit që mund të konsiderohet me arritje". Zëvendës kryeministri deklaroi se "Shqipëria mund të quhet shtet modern kur te realizojë regjistrin kombëtar të elektronizuar, dhe unë jam i sigurt se do kemi regjistrin më të mirë në Evropë". Genc Pollo deklaroi se "Listat e zgjedhëvse do jenë korrekte dhe ta pakontestuara. Ndërsa pasaportat biometrike të pafallsifikueshme do të shpërndahen janar". Zëvendës Kryeministri tha se " Në vitin 2009-të pritet që të realizohet liberalizimi i vizave pasi 2009-ta është shpallur nga Komisioni Europian si viti i lehtësimit apo heqjes së vizave, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ndaj ne besojmë se në 2009-ën do udhëtojmë lirshëm në BE". Sa i përket bashkimit të PDR-së me PD-në Genc Pollo u shpreh se "Në Kongresin e ardhshëm do kemi bashkim të PD-së dhe PDR-së. Tek anëtarët e PDR-së fuzionimi është pritur mirë, dhe besoj se të njëjtën gjë mund të themi edhe për anëtarët e PD-së.