E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi zgjedhor,shtyhet për pasdite seanca plenare

Kodi i ri Zgjedhor do të diskutohet sot pasdite në Kuvend, gjatë seancës që do të mblidhet në ora 17.00. Një ditë më parë, Konferenca e Kryetarëve, vendosi në unanimitet të shtyjë seancën e së hënës për ditën e sotme, por pa caktuar një orë të saktë për mbledhjen e saj. Por ky vendim u kundërshtua nga përfaqësuesit e LSI-së dhe PDK-së në Konferencë. Shtyrja e punimeve të Kuvendit erdhi nga nevoja për t'i dhënë kohë grupeve parlamentare të njihen me projektligjin e Kodit të ri Zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›