E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,Berluskoni vizitë zyrtare

Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni do të vizitojë zyrtarisht Tiranën në fillim të dhjetorit. Ardhja e Kryeministrit italian Berluskoni bëhet me ftesën e Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Kreu i qeverisë së vendit fqinj do të qendrojë vetëm disa orë në kryeqytetitn shqiptar dhe do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Gjatë takimeve pritet të diskutohen forcimi i marrëdhënieve dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit italian Berluskoni që pas marrjes së detyrës në fillim të këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›