E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodra: Ekonomia shqiptare po shkon drejt kolapsit

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu dje shqetësim për përkeqësimin e gjendjes ekonomike në vend dhe pandjeshmërinë e indiferencën e qeverisë. Sipas nënkryetares Filloreta Kodra, reflektohet mos marrja e asnjë mase për parandalimin e kolapsit ekonomik në vend. "Ndërsa Maqedonia fqinjë duke vlerësuar situatën ka hartuar një paketë antikrizë, duke vënë në dispozicion 320 milionë dollarë, qeveria shqiptare vazhdon të përsërisë se Shqipëria nuk ka asnjë rrezik si dhe t‘i ngopë shqiptarët me lugë të zbrazët dhe me rritje ekonomike imagjinare", theksoi Kodra. Sipas saj, gjendja e rëndë ekonomike e qytetarëve shqiptarë duket qartë në rritjen e pandalshme të çmimeve. Ndërsa çmimi i karburanteve në botë është ulur tre herë, në Shqipëri është ulur vetëm 20%, duke abuzuar hapur me konsumatorët.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›