Dervishi: PD po bën reforma të përcipta
Deputeti i PS-së, Besnik Dervishi, gjatë një interviste për "Shqip", tregon se ç‘po bëhet me reformën në drejtësi. Deputeti Dervishi thekson se opozita ka qenë dhe është mjaft e angazhuar për realizimin e kësaj reforme mjaft të rëndësishme. Për deputetin socialist, deri më tani mazhorancës i mungon një paketë konkrete për reformën në drejtësi dhe projektligjet e sjella nga qeveria, sipas tij, nuk janë asgjë tjetër veçse arnime. Duke u ndalur te deklaratat më të fundit të dy kryetarëve të partive më të mëdha në vend, Rama dhe Berisha, në lidhje me reformën në drejtësi dhe prishjen e paktit mes tyre për miratimin e saj, deputeti socialist thekson se ky pakt është prishur nga Kryeministri Berisha dhe mazhoranca, pasi për muaj të tërë kanë zvarritur miratimin e reformës dhe kjo për një arsye, pasi po përpiqen të korruptojnë drejtësinë.
Prej disa muajsh Kuvendi është përfshirë në diskutimin e reformës në drejtësi. Ju si opozitë keni dhënë votën tuaj pro për disa projektligje, të cilat kanë ardhur si pjesë e kësaj pakete. Mendoni se më në fund reforma në drejtësi është futur në rrugë të mbarë?
Dëshira dhe vullneti i opozitës është shprehur publikisht në favor të reformës në drejtësi. Kjo ka ardhur pikërisht sepse një nga prioritetet kryesore të përmbushjes së objektivave integruese euroatlantike të vendit ka qenë dhe mbetet reforma në drejtësi. Për më tepër është opozita ajo që ka marrë iniciativën në këtë proces, edhe pse kjo duhet të ishte detyrë parësore e mazhorancës. Ky proces pati startin e tij në fillim të vitit me shqyrtimin dhe miratimin e ligjit për organizimin e drejtësisë dhe nga opozita nuk ka munguar asnjëherë vullneti pozitiv e konstruktiviteti, siç është edhe miratimi në seancën e fundit të Kuvendit të disa shtesave e ndryshimeve të Kodit Penal. Por, ajo që i ka munguar mazhorancës është pikërisht "paketa". Nuk mund të konceptohet reforma në drejtësi me disa ndryshime e rregullime të përcipta e formale, që nuk sjellin progres cilësor, por vetëm arnojnë; nuk mund të ecet në kahe të kundërta me Kushtetutën, duke tentuar të cenohet pushteti gjyqësor me formulime ligjesh që kërkojnë ta vendosin atë nën kontrollin dhe pushtetin e ekzekutivit. Rastet nuk kanë munguar në projektligjin për administratën gjyqësore, ose në projektin e ndryshimeve në ligjin e prokurorisë, ku kërkohet t‘i jepen ministrit të Drejtësisë kompetenca jashtë formatit ligjor.
Kryetari i PS-së, Rama, ka deklaruar se me Kryeministrin Berisha nuk mund të bëhet reformë në drejtësi. Pas kësaj deklarate ka reaguar Kryeministri Berisha, i cili ka kujtuar para mediave se me PS-në ka një pakt për reformën në drejtësi. Cili do të jetë qëndrimi i opozitës tani?
Nuk është hera e parë që zoti Berisha "ngatërrohet", sepse është mazhoranca e tij që e ka neglizhuar për muaj të tërë këtë "pakt". Kush janë arsyet? Ndoshta edhe "hallet" që kanë me korrupsionin e drejtësinë. Në fund të muajit shkurt 2008, Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin nr. 160, miratoi krijimin e nënkomisionit "Për reformën në drejtësi", i cili do të funksiononte pranë Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Objekti i tij do të ishte përcaktimi i çështjeve dhe masave që do të përfshiheshin në "Paktin kombëtar për drejtësinë", nëpërmjet një dialogu intensiv me institucionet e sistemit të drejtësisë dhe grupet e interesit, seanca dëgjimore me KLD-në, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, Shkollën e Magjistraturës, Fakultetin Juridik, Komitetin e Helsinkit, Dhomën e Avokatisë etj., ngritjen e një grupi ekspertësh dhe sigurimi i mbështetjes ndërkombëtare, e deri te hapja e një forumi online në faqen zyrtare të Kuvendit. Mund të më thoni se cilën nga këto detyrime të këtij vendimi të Kuvendit ka përmbushur mazhoranca? Përkundrazi, projektligjet që kanë ardhur në Komisionin e Ligjeve kanë qenë të pakonsultuara dhe reagimet e opozitës për të përfshirë në debat institucionet e drejtësisë, grupet e interesit dhe ekspertët, kanë qenë kryesisht negative.
Deri më tani është folur shumë për reformën në drejtësi, e cila, sipas mazhorancës, është në rrugë të drejtë, pasi janë miratuar një pjesë e mirë e projektligjeve që kanë ardhur si pjesë e saj. Por, në fakt, duket se ende nuk është prekur "thembra e Akilit", pra ligjet e rëndësishme, siç është reformimi i prokurorisë, KLD, e gjykatat. Me konsensus do të kalojnë edhe këto, apo opozita ka një projekt të vetin, i cili do t‘i bëhet i ditur PD-së?
Opozita reformën në drejtësi e konsideron thelbësore. Kjo është arsyeja që ajo meriton të trajtohet me seriozitetin maksimal. A po e bën këtë mazhoranca? Unë mendoj që jo, sepse, siç e përmenda dhe më parë, kemi të bëjmë me ndërhyrje të pjesshme e jo thelbësore në aktet ligjore që rregullojnë sistemin e drejtësisë. Reforma duhet të konceptohet në funksion të pushtetit gjyqësor si garanti i vetëm i shtetit të së drejtës, organizimi, statusi, qeverisja e gjyqësorit, reformimi i organit të prokurorisë, financimi i sistemit të drejtësisë, përshtatja e sistemit të brendshëm me dinamikat e proceset integruese, arsimi juridik, profesionet e lira e mjaft çështje të tjera të rëndësishme. Këto çështje nuk janë gjë tjetër veçse themeli i dokumentit të "Paktit kombëtar për drejtësinë", projekt i iniciuar nga PS-ja. Mbështetja mbi këto çështje do të sillte edhe një produkt që prek "thembrën e Akilit".
Para tri ditësh, deputeti Aldo Bumçi deklaroi se opozita do të japë konsensus për reformën në drejtësi, pasi më vonë as ajo nuk ka për ta marrë një gjë të tillë, sepse reforma, theksoi ai, do patjetër 3/5 për t‘u miratuar. Është ky një presion ndaj jush si opozitë për të dhënë konsensus, a jeni të detyruar ta miratoni reformën?
Nuk është gjë tjetër veçse keqpërdorja politike e radhës që kërkon të bëjë mazhoranca me çështjet e rëndësishme. "Pakt për drejtësinë" do të thotë një vullnet i përbashkët strategjik e me objektiva afatgjatë për ta vënë politikën në funksion të pavarësimit e modernizimit të sistemit të drejtësisë, duke e konsideruar si të vetmen marrëveshje kuadër, pavarësisht nga rotacioni i forcave politike. Çështja, me sa duket, nuk qëndron te konsensusi, sepse konsensusi dhe konstruktiviteti i kësaj opozite nuk ka munguar gjatë gjithë legjislaturës. Çështja qëndron në konceptin e gabuar që ka kjo mazhorancë për rolin e opozitës. Opozita nuk është shtojcë e mazhorancës, por pjesë po aq e rëndësishme e së tërës, sa edhe vetë ajo. Çështja qëndron gjithashtu në rotacionin e ardhshëm politik, në paaftësinë e kësaj mazhorance për të qenë palë konstruktive në opozitë, në frikën e saj nga një drejtësi e pavarur.